GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Francë/ Sondazhet: Marine Le Pen në epërsi, merr më shumë se një të tretën e votave

21:34 - 30/06/24
në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Francë/ Sondazhet: Marine Le Pen në epërsi, merr më shumë se një të tretën e votave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve.

Sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për qind të votave.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Le Pen iu adresua votuesve duke kërkuar që t’i japin Tubimit Kombëtar një “fitore absolute” në Parlamentin prej 577 ulësesh.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën në Parlament dhe pas rundit të dytë edhe shumicën absolute, duke i mundësuar që për herë të parë kjo parti e ekstremit të djathtë të jetë në pushtet. Sipas projeksioneve, aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5-29.1 për qind të votave, ndërkaq e treta radhitet aleanca centriste e presidentit fracez, Emmanuel Macron me 20.5-21.5 për qind.

Pas rundit të parë të zgjedhjeve, Macron bëri thirrje për një aleancë “të gjerë” kundër ekstremit të djathtë gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve. Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin rreth 49 milionë votues dhe dalja në rundin e parë ishte e lartë.

Organizata Elabe parashikoi se dalja përfunditmare është 67.5 për qind, apo pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet parlamentare në Francë që nga viti 1981. Dalja përfundimtare në zgjedhjet e vitit 2022 ishte vetëm 47.5 për qind.

Në rundin e parë u mbajtën gara në 577 njësi zgjedhore, një për secilën ulëse në Asamblenë Kombëtare, Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Sipas sistemit zgjedhor francez, kandidatët që shënojnë fitore me shumicë absolute në njësinë e tyre zgjedhore, zgjidhen në rundin e parë. Në rast se kandidatët nuk plotësojnë këtë kriter, atëherë do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve.

Për t’u kualifikuar për balotazh, kandidatët duhet që në rundin e parë të fitojnë vota nga të paktën 12.5 për qind e votuesve të regjistruar. Kandidati që fiton më së shumti vota, garon në rundin e dytë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar të mbahet më 7 korrik dhe do të garojnë ato njësi ku kandidatët nuk kanë arritur të fitojnë shumicë absolute në rundin e parë dhe më pas do të dihet përbërja përfundimtare e Asamblesë Kombëtare të Francës.

Vendimi i Macronit për të thirrur zgjedhje të parakohshme erdhi pasi Tubimi Kombëtar doli mirë në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën këtë muaj, duke habitur miqtë dhe armiqtë dhe nxitur paqartësi në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.

Votimet, me dy runde, mund ta sjellin në pushtet ekstremin e djathtë në Francë për herë të parë që nga pushtimi naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe mund t’i japin kryetarit të kësaj partie, Jordan Bardella, 28 vjeç, shansin që të formojë Qeverinë.

Kjo do të krijonte një periudhë të tensionuar të “bashkëjetesës” me Macronin, i cili ka insistuar se do të çojë deri në fund mandatin e tij të dytë presidencial – që përfundon më 2027 – pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet.

Bardella ka thënë se ai do të formojë Qeverinë vetëm nëse Tubimi Kombëtar shënon fitore absolute në zgjedhje.

Para zgjedhjeve, Macron paralajmëroi votuesit se një fitore nga ekstremi i djathtë apo nga e majta e fortë, mund të nxisë një “luftë civile”.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Marine Le PenZgjedhjet ne France

Lajme të lidhura

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga
Aktualitet

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi
Aktualitet

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26
Para
(Video) Spanjë-Gjeorgji/ Rikthehet baraspesha në Këln me golin e Rodrit

(Video) Spanjë-Gjeorgji/ Rikthehet baraspesha në Këln me golin e Rodrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga
Aktualitet

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26

Situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së...

Lexo më shumë
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26
Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

07:30 - 22/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com