GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarr

18:06 - 24/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë rrëmujë. Shkaku? Një vendim i Presidenti Macon, për të rritur vetëm me dy vjet moshën e pensionit nga 62 vjeç në një 64 vjeç.

Francezët, të njohur për dashurinë e tyre të pa masë për kohën e lirë dhe verën e mirë, nuk e kuptojnë pse duhet të sakrifikojnë dy vjet të tjera punë kur mund të shijonin pensionin e merituar.

Ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi, rrugët e Parisit u mbushën me aromën e gomave që digjen dhe zhurmat e qytetarëve të pakënaqur. Kulla Eifel, dikur një simbol i dashurisë dhe romancës, tani qëndron si një fener/pishtar proteste, me pankarta që kërkojnë anulimin e këtij vendimi të papëlqyeshëm. Kafenetë, dikur plot me njerëz të gëzuar dhe biseda të gjalla, tani vlojnë nga debatet e ashpra rreth moshës së pensionit.

E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse francezët do të ishin njoftuar në kohë se përtej detit Adriatik, qeveria shqiptare e rriti moshën e daljes në pension nga 60 në 65 vjeç…

Shqipëria, vendi i njohur për trazira dhe kaos, vendi ku për një “plesht djegin jorganin” këtë vendim e quajti “reformë të shkëlqyer”. Kafenetë e rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë të gëzuar, duke festuar me ngazëllim lajmin se do të punonin edhe pesë vite më shumë. Hareja dhe zhurma nga muzika u ngjitën aq lart sa Parlamenti u detyrua të mblidhej me urgjencë për të miratuar një ligj të ri për ndotjen akustike.

Arsyeja se pse francezët protestojnë sot dhe shqiptarët u gëzuan 8 vite më parë për rritjen e moshës së pensionit u zbulua vetëm kohët e fundit.

Shqiptarët kanë festuar për rritjen e moshës së pensionit se e kanë ditur që në këtë vend do të punojnë indianët, tajlandezët, afrikanët …dhe vetë do të shkojnë për azil, ndoshta në vende si Franca.

Etiketa: FranceLutfi Dervishiprotestashqiptaret

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
BE reagon ndaj komenteve të ambasadorit kinez

BE reagon ndaj komenteve të ambasadorit kinez

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua”, Korreshi tregon dramën e të afërmit: E rikthyen pas vdekjes
Aktualitet

Korreshi: Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare

10:13 - 16/03/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo...

Lexo më shumë
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

09:52 - 16/03/26
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

09:29 - 16/03/26
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com