GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Francezja e akuzoi për ngacmim seksual, policia shoqëron taksistin

10:31 - 15/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Francezja e akuzoi për ngacmim seksual, policia shoqëron taksistin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 28-vjeçar, shofer taksie, është shoqëruar në policinë e Tiranës, pas akuzave të një shtetaseje franceze për ngacmim seksualisht, gjatë itinerarit që ajo kishte kërkuar shërbimin e taksisë.

Policia bën me dije se shoferi i përkiste një kompanie private taksishë, dhe gjatë rrugës ka ngacmuar seksualisht turisten franceze. Kjo e fundi ka njoftuar kompaninë në mes të itinerarit, dhe ka kërkuar një taksi tjetër.

Njoftimi policisë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portalin “JOQ Albania”, për një  turiste franceze e cila ka akuzuar një drejtues taksie se gjatë udhëtimit nga Tirana në Vlorë, drejtuesi i taksisë e ka ngacmuar seksualisht, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi është njohur me rastin e publikuar në portalin “JOQ Albania”, menjëherë urdhëroi strukturat Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, për të kryer verifikimet  dhe veprimet ligjore për këtë rast.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit që të kryente verifikimet në lidhje me zbatimin e procedurave standarde të punës, për marrjen, administrimin dhe ndjekjen ligjore të kallëzimit për këtë rast, nëse kjo shtetase kishte bërë një të tillë në strukturat e Policisë.

Nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë ka rezultuar se kjo shtetase nuk ka bërë kallëzim në asnjë strukturë policore në të gjithë vendin.

Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasja franceze, më datë 04.09.2023, ka udhëtuar me një automjet taksi të një kompanie që ofron shërbim taksi, dhe në mes të rrugës i ka kërkuar kompanisë, një automjet tjetër, po të kësaj kompanie, me pretendimin se drejtuesi i automjetit po e ngacmonte seksualisht. Kompania i ka vënë në dispozicion një tjetër automjet të kompanisë dhe turistja franceze është larguar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë drejtuesi i taksisë  shtetasi E.C, 28 vjeç, u shpall në kërkim.

Pas kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e tij është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi  i 28 vjeçarit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorit.

Etiketa: francezjataksist

Lajme të lidhura

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS
Aktualitet

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Para
VIDEO/ Sali Berisha feston sot ditëlindjen, jep mesazhin e veçantë…

VIDEO/ Sali Berisha feston sot ditëlindjen, jep mesazhin e veçantë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet...

Lexo më shumë
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com