GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Frank: E kuptoj Raya, kur të thërret Bayern nuk mund të refuzosh

12:19 - 30/07/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Frank: E kuptoj Raya, kur të thërret Bayern nuk mund të refuzosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

David Raya ka përfunduar në fokusin e Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë po kërkojnë për një portier, pasi Yann Sommer do të transferohet tek Interi në Serie A.

Dhe një nga të preferuarit e bavarezëve është 27-vjeçari spanjoll, pjesë e Brentfordit në Premier League prej vitit 2019. Edhe pse ka lindur në Barcelonë, Raya ka luajtur vetëm në futbollin anglez.

Me Blackburn, Southport dhe Brentford. Me këta të fundit ka zhvilluar performanca tepër pozitive, që sollën edhe debutimin e tij me kombëtaren e Spanjës gjatë marsit të vitit të kaluar.

Në lidhje me transferimin e tij në Gjermani, foli trajneri i Brentfordit. Thomas Frank tregohet i sinqertë, duke u shprehur se e mirëkupton lojtarin e tij. Pasi nëse të thërret Bayerni është e pamundur të refuzosh.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit ishullor e kanë bërë të qartë se nuk e lejojnë largimin e portierit për më pak se 40 milionë paund.

“Unë mendoj se është e natyrshme që ai dëshiron të largohet nëse është një mundësi e mirë për të. Të gjithë ne mendojmë se shitja e Rayas është një ide e mirë, por duhet bërë me çmimin e duhur”.

Po shkojmë drejt një gjëje të tillë. Dhe le të fokusohemi te portierët e tjerë që kemi”, deklaroi tekniku danez, i cili mund të fillojë t’i besojë Thomas Strakoshës. “Gardiani” i kombëtares kuqezi u transferua te Brentfordi vitin e kaluar.

Por nuk ia ka dalë të fitojë garën për postin e titullarit me spanjollin. Dhe tani vjen Bayerni, që tenton firmën me Rayan, duke i dhuruar një “asist” portierit shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: bayernMaya

Lajme të lidhura

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq
Sport

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…
Breaking Views

Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

21:10 - 20/03/26
Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin
Breaking Views

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26
Para
Aksident në Fier-Kallm, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier-Kallm, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com