GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Freedom House: Demokracia në Shqipëri pa përparim, politikë klienteliste

07:42 - 20/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Freedom House: Demokracia në Shqipëri pa përparim, politikë klienteliste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë. Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile. Në raport thuhet, se në Shqipëri qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj.

Sipas “Freedom House”, media në Shqipëri është pjesërisht e pavarur dhe ofron njëfarë niveli vëzhgimi të kujdesshëm të punës së atyre që kanë poste publike, por shumica e pronarëve të medias, thuhet në raport, i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike. Për sa i takon qeverisjes lokale, ajo shihet si demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e pakualifikuar për të ofruar shërbimet adekuate për qytetarët.

Në raport vërehet se gjyqësori vijon të jetë nën një proces të vazhdueshëm verifikimi të pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024, e për rrjedhojë funksionon vetëm pjesërisht. Prej fillimit të procesit të vetingut, janë rritur pritshmëritë, se sistemi i drejtësisë do të jetë më efektiv dhe më i pavarur, por në raport thuhet se ai ende nuk ka dhënë prova konkrete se po vepron lirisht.

Për sa i takon korrupsionit, në raport thuhet se ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. Por raporti vlerëson se agjencitë e reja të zbatimit të ligjit, të krijuara, që nga viti 2019 po tregojnë rezultate inkurajuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që nga viti 1995, raporti i “Freedom House” për Vendet në Tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj.

 

Si ka ndryshuar vlerësimi për Shqipërinë nga viti në vit

Qeverisja demokratike në nivel kombëtar mbetet në njëjtat nivele si dy vitet pararendëse, me 3.25 pikë (2020-2022), por megjithatë ky tregues ka shënuar ulje krahasuar me pesë vitet e tjera, prej 2015 deri 2019, kur llogaritej në 3.50 pikë. Në treguesin e shoqërisë civile, Shqipëria vlerësohet me të njëjtën shifër si një vit më parë, 4.75 pikë, por kjo pasqyron një rënie në raport me 8 vitet pararendëse (2013-2020) kur ky tregues kishte ruajtur një konstante prej 5 pikësh.

Sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, sipas raportit ka mbetur në të njëjtat nivele prej vitit 2013, duke u vlerësuar me 3.25 pikë. Po kështu edhe korrupsioni që vlerësohet me 2.75 pikë prej vitit 2013. Elementi i demokracisë për vitin 2022 vlerësohet në nivelet e vitit 2021, me 3.75 pikë, por që gjithsesi pasqyron një rënie krahasuar me një tendencë rritjeje, që u vu re prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

Etiketa: freedom houseKryesore1poliitkepolitike klientelisterrezik demokraciaShqiperi

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Zjarr në Lezhë/ Përfshihet nga flakët zyra e noterisë në pronësi të Vasil Martinit

Zjarr në Lezhë/ Përfshihet nga flakët zyra e noterisë në pronësi të Vasil Martinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com