GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Frenoni pa shtypur frenat”, Rudina Magjistari tregon sekretin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Frenoni pa shtypur frenat”, Rudina Magjistari tregon sekretin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rudina Magjistari ka bërë një deklaratë në emisionin e saj e cila është komentuar gjatë në rrjetet sociale duke shkaktuar të qeshura dhe habi. Magjistari i habiti të gjithë kur duke folur për krizën ekonomike në vend, tha se ka mënyra se si qytetarët mund të kursejnë karburant dhe këtë gjë mund ta bëjnë duke mos shtypur frenat, për frenim

“Mund të përgjysmoni konsumimin e karburantit duke ndjekur këto rregulla, mos frenoni duke shtypur frenat,”– tha moderatorja e famshme, duke u bërë kryefjala e faqeve të meme-ve në internet.

Magjistari ka rrëfyer sekretin për “Piranjat” se si mund të bëhet kjo gjë kur u pyet nga gazetari i emisionit, duke thënë se mjafton që të ulet shpejtësia dhe makina frenon vetë.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di çfarë është forca e fërkimit? Ndalon makina vet kur ti heq këmbën nga gazi gradualisht. Është ligj fizike ky nuk e kam shpikur unë. Janë terma shoferësh por nuk e di sa ti di ta ngasësh makinën.”- i tha ajo gazetarit duke shpjeguar qartë atë që u interpretua si gafë.

Rudina tha se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kuptimit duke sqaruar se kjo ndodh duke mos i dhënë gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni, sipas saj.

“U bë viral në rrjet vetëm një fragment i asaj bisede që sigurisht është shumë në rregull, për të qeshur, le të qeshim, kemi nevojë edhe për të qeshur në situata stresi edhe të vështira, por mirë është që fjalitë ose fjalët të mos shkëputen nga konteksti. Unë dua edhe njëherë ta jap pikërisht atë fragment për të kuptuar se ç’do të thotë të frenosh pa shtypur frenat, të ulësh shpejtësinë pa shtypur frenat. Do të thotë të mos i japësh gaz makinës dhe automatikisht forca e fërkimit bën që dalëngadalë makina të ulë shpejtësinë e vet dhe të frenojë nëse ju e llogarisni që më herët mbërritjen në semafor apo në një destinacion ku ju doni të ndaloni”, tha drejtuesja e emisionit duke i dhënë fund komenteve në rrjetet sociale.

 

Etiketa: Frenoni pa shtypur frenatRudina Magjistarishpjegon gafen

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Xhepat plot me para, 3 shenjat më me fat për muajin maj

Xhepat plot me para, 3 shenjat më me fat për muajin maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com