GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Frident Kuqi dhe Likometat blejnë 100 mijë tonë naftë nga Albpetrol me 1 cent mbi çmimin dysheme

10:00 - 23/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Frident Kuqi dhe Likometat blejnë 100 mijë tonë naftë nga Albpetrol me 1 cent mbi çmimin dysheme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bashkim mes kompanive Europetrol Durrës Albania dhe Bitex Refinery janë shpallur fituese të ankandit për blerjen e 101 mijë tonëve naftë bruto nga Albpetrol. Dokumentat zyrtare të publikuara nga Albpetrol tregojnë se dy kompanitë e blenë sasinë e naftës me një çmim prej 0.0105 dollarë ose 1 cent për fuçi mbi çmimin dysheme.

Nafta që Albpetrol shet del në ankand me një çmim dysheme. Këtë herë ky çmim ishte përcaktuar sipas formulës 77.45 % e Çmimit Brent – 4.07 USD/bbl + K. Ky është çmimi, nën të cilin ofertat nuk pranohen dhe skualifikohen automatikisht.

Në formulën dysheme, Brent përfaqëson çmimin në USD/fuçi i Brent i Platts, -4.04 USD/fuçi është kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim), ndërsa K është vlera USD/fuçi e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes. Pra, koefiçienti K është elementi i vetëm i çmimit ku garohet.

Sa më e lartë një kompani të ofrojë koefiçentin K aq më i lartë del çmimi dhe aq më shumë para fiton Albpetrol nga shitja e naftës. Por në këtë rast, Europetrol e Frident Kuqit dhe Bitex e Likometave kanë ofruar koeficientin 0.105 dollarë ose 1 cent për fuçi me çmimin dysheme të përcaktuar nga Albpetrol. Në total, vlera që do të paguajnë dy kompanit për të gjithë sasinë 101 mijë tonë është rreth 31 milionë euro.

Frident Kuqi dhe Likometat blejnë 100 mijë tonë naftë nga

Njoftimi i fituesit te ankandit

Dy kompanitë me sa duket kanë qenë të sigurta se do ta fitonin ankandin edhe në kokë të çmimit dysheme pasi ato ishin oferta e vetme në ankand. Sasia prej 109 mijë tonësh që Albpetrol nxorri për shitje në ankand vjen nga nafta e prodhuar nga vetë shoqëria shtetërore, por edhe sasitë që ajo merr nga kompanitë koncesionare si Bankers Petroleum.

Për shumë kohë, Albpetrol e merrte tarifën e vet të prodhimit paraekzistues në para. Por nga vitet 2010, ligji u ndryshua në Parlament dhe kompanitë koncesionare u detyruan ta paguanin prodhimin paraekzistues të puseve me sasi nafte.

Që nga ajo kohë, Albpetrol e shet naftën në ankande me çmime dukshëm poshtë bursave dhe shumë poshtë atij që shesin kompanitë koncesionare, ndonëse është e njëjta cilësi nafte.

/kapitali.al/

Etiketa: AlbpetrolankandBitex RefineryEuropetrol Durres AlbaniaFrident KuqiKryesore1Likometattender

Lajme të lidhura

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Para
Ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti

Ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com