GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Frika e karriges/ Kryetarët e degëve me fjalët e Bashës: 6 Marsi kurth nga Berisha dhe Meta

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha, drekë në restorantin luksoz me kryetarët e sekretarët e degëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur shumica e demokratëve e refuzuan në zgjedhjet e 6 Marsit duke e nxjerrë Partinë Demokratike në vendin e tretë dhe shumica e deputetëve i kërkuan dorëheqjen, Basha siç duket nuk ka ndërmend të tërhiqet. Edhe në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu, kryetarët e degëve që janë të vetmit që i shkojnë nga pas për shkak të frikës së karriges, i kanë mbajtur përsëri “temena”.

Kryetari i emëruar i degës së PD në Fier, Agron Kapllanaj, ka qenë ai që ka nisur të njëjtën “këngë”, duke deklaruar në mbledhje se rruga më e thjeshtë për të gjetur zgjidhjen në situatën ku ndodhet Partia Demokratike është që të hapet gara, ndërsa vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin e Berishës nuk do të ndryshojë. Sipas tij, duhet të ngrihet një komision i përbashkët për të bashkuar demokratët dhe nëse kjo refuzohet nga Foltorja atëherë komisioni duhet të drejtojë Partinë Demokratike deri në zgjedhje.

“Krijojmë një komision të përbashkët për të bashkuar demokratët. Nëse Foltorja nuk pranon, komisioni drejton PD-në deri në zgjedhje. Vendimi i 9 shtatorit për Berishën nuk ndryshon. Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë. Rruga më e thjeshtë për zgjidhjen është të hapim garën në PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët, jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët. 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat Foltores të sjellë 5 përfaqësuesit e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor” – tha Kapllanaj.

Edhe kryetari i PD-së në degën numër 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, mësohet të ketë deklaruar gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu se Lulzim Basha, i cili u doli i treti në zgjedhjet e pjesshme, ka mbështetjen e anëtarëve të PD-së në degën që ai drejton. Seferi ka thënë të njëjtat fjalë si para 6 Marsit ku sipas tij demokratët s’duhet të nxitojnë një zgjidhje emocionale, por të punojnë për të bashkuar Partinë Demokratike duke ngritur një komision të përbashkët pune me përfaqësi nga të dyja palët. NDërkoh fajin e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 6 marsit ia hedh Sali Berishës dhe Ilir Metës ku sipas tij për të goditur kryedemokratin Basha.

“S’duhet te nxitojmë me zgjidhje emocionale dhe për interesa personale, por të punojmë për bashkim. Te ngremë grup negocimi me Foltoren, të marrim mendimin e anëtarësisë. Berisha e ka luftën me Amerikën, s’mund ta mbaj peng PD-në. Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 marsi u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga Perëndimi.  Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për të mbrojtur veten.  Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm. Nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vetë mandatin, jemi dhe ne aksioner të mandateve të tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve të partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. Por aty duhet te përvëlojë qasja jonë euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit” – ka thënë Seferi.

Etiketa: degetfjalafrikaIlir MetakarrigeKryesore1kryetaretkurthLulzim BashaMarsSali Berisha

Lajme të lidhura

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Fshatrat e Elbasanit pa rrugë, banorët kalojnë mes baltës e ujit

“Na është ndezur llamba e kuqe”, deputeti i PD: Jam gati të lë mandatin nëse i shërben zgjidhjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën...

Lexo më shumë
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26
Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com