GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërcënimi bërthamor i Putinit/ Farmacitë evropiane përballen me rritje të kërkesës për pilula jodi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi bërthamor i Putinit/ Farmacitë evropiane përballen me rritje të kërkesës për pilula jodi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit në të gjithë Evropën duket se po grumbullojnë tableta jodi mes frikës bërthamore nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Farmacitë në të paktën tre vende të BE-së bënë me dije se kanë parë një rritje të kërkesës që kur shpërthyen luftimet pranë centralit bërthamor të Çernobilit javën e kaluar dhe pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë.

Ekspertët e mjekësisë bërthamore raportojnë se pilulat duhet të merren vetëm me udhëzimin e ekspertëve të shëndetit publik.

Sindikata e Farmacistëve Belgë tha për agjencinë e lajmeve Belga se vetëm ditën e hënë u shpërndanë mbi 30,000 kuti. Farmacitë belge po i shpërndajnë tabletat falas për ata që kanë një kartë identiteti belge.

Është një histori e ngjashme në Finlandë dhe Holandë me rritje të kërkesës javën e fundit. Gjatë fundjavës, disa farmaci nuk ishin në gjendje, por Shoqata Finlandeze e Farmacistëve tha gjithashtu  se nuk kishte nevojë të grumbulloheshin tabletat pasi kishte shumë furnizime.

Të dielën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi gjeneralët e tij që të vendosin forcat parandaluese bërthamore të vendit në një “modalitet të lartë gatishmërie të detyrës luftarake” në hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ishte një lëvizje e paprecedentë që ndezi një protestë në Perëndim në mesin e aleatëve të NATO-s dhe thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga Kina.

Ndërsa urdhri i Putinit është shqetësues, ai nuk do të thotë se një sulm bërthamor është i pashmangshëm thanjë ekspert kryesor i armëve bërthamore dhe studiues i lartë në Institutin e OKB-së për Kërkimin e Çarmatimit.

“Sinjali këtu është të paralajmërojë kryesisht SHBA-në se çdo përpjekje për të goditur forcat bërthamore ruse përfundimisht do të ishte e kotë dhe forcat ruse do të ishin në gjendje të përgjigjen,” tha ai.

Tabletat e jodit mund të merren për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të tiroides në rast të një aksidenti bërthamor. Jodi radioaktiv i çliruar gjatë një ngjarje të tillë mund të absorbohet nga gjëndra tiroide kur thith ajrin e kontaminuar. Tabletat e jodit ndihmojnë në ndalimin e këtij përthithjeje dhe si rezultat zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të tiroides.

Nga ana tjetër, efektet e drejtpërdrejta të shpërthimeve bërthamore do të jenë katastrofike. Në distanca të mëdha, ku me sa duket do të mbizotërojnë pasojat, ndotja radioaktive sigurisht që nuk do të shkaktohet vetëm nga jodi radioaktiv. Përdorimi i panevojshëm i tabletave të jodit që mund të ndodhë kur njerëzit janë në panik  mund të shkaktojë gjithashtu efekte negative shëndetësore, megjithëse mundësia që këto efekte të ndodhin është shumë e vogël.

Agjencia Federale e Belgjikës për Kontrollin Bërthamor gjithashtu paralajmëroi kundër marrjes së tabletave.

“Situata aktuale në Ukrainë nuk kërkon marrjen e tabletave”, thuhet në Twitter.

“Ato mbesin pa pagesë në barnatore, por nuk janë të nevojshme në këtë rast konkret. Merrni jod vetëm me rekomandimin e autoriteteve”.

Etiketa: farmaciLuftaRusiukrainaVladimir Putin

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, rrezikohet përsëritja në bashkinë Shkodër

Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, rrezikohet përsëritja në bashkinë Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com