GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Frikë nga SPAK? Rama: Broçkulla! Të merret me çdo dru të shtrembër

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Frikë nga SPAK? Rama: Broçkulla! Të merret me çdo dru të shtrembër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek marrëveshja PS-PD për ngritjen e komisioneve hetimore, teksa e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për integrimin në BE, rikthimin e normalitetit në Kuvend.

Rama i konsideroi si “broçkulla” komentet e këtyre ditëve për një pazar me “non gratën” siç e konsideron ai Berishën, apo për një trembje të socialistëve nga SPAK. Sipas kreut të qeverisë, nëse nuk do të donim drejtësi, do i kishin bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Ndër të tjera, Rama tha se le ta lënë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në PS.

Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit. Mbase rikthimi i fjalës do të riktheje hapësirat për të komunikuar. Shumica jonë kuvendorë duhet të vendosë një draft rezolutë për sfidat në anëtarësimit në BE dhe reformat e masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë thjeshtë të qeverisë por të të trejave institucioneve në Shqipëri. Zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet me sfida kombëtare të procesit të anëtarësimit.

U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë.

Dhe që e bëri reformën në drejtësi sepse është një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, dhe quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. S’ka shanc që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtësja e reformës në drejtësi në flamur grisësen e reformës në drejtësi. Duke i mbështetur pa kusht institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtam, lart e poshtë.

Kush predikon të kundërtën ose është që hall sa kërkon të shpjegojë soi persekutim politik vënin e tij para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS e mua personalisht sepse po fitojmë disa herë përballë, ose nuk e pranon dot se kjo parti po bën histori e do vazhdojë të zgjidhet pa dilema nga shumica e shqiptarëve.

Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë për të humbur me hallet e tyre dhe vulat e humbura të tyre dërkohë që kemi detyrën të jemi në lartësinë e kohës, të lëmë drejtësinë të bëjë punë e saj edhe me çdo dru të shtrembër në radhët tonë. Shyqyr që e arritëm këtë ditë.

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë vdesin dhe digjen brenda BMW-së së vjedhur, rëndë i treti

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë vdesin dhe digjen brenda BMW-së së vjedhur, rëndë i treti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com