GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Frikë nga vota, Bashkia Gjirokastër i kyç stadiumin FSHF-së

18:40 - 29/01/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë nga vota, Bashkia Gjirokastër i kyç stadiumin FSHF-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dështon Asambleja e shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër. Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Luftëtari” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zotëron këto ambiente. Sipas anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF Arben Dervishaj, ky është një rast i paprecedentë, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokastër ka rënë dakord për zhvillimin e kësaj asambleje në ambientet e stadiumit.

Dervishaj ka theksuar se në bazë të statutit mbledhja do të zhvillohet brenda 24 orësh tashmë në një ambient tjetër. Sipas tij Shoqata e Gjirokastrës nuk do të ketë zgjedhje por vetëm miratim të buxhetit që do të përkthehej në investime për zhvillimin e futbollit në rajonin jugor.

“Lajmërimet për asamble janë bërë që më përpara sipas të gjitha afateve të statutit edhe klubet janë përgjigjur duke dërguar delegatët e tyre brenda një periudhe 10 ditore. Në i kemi administruar këto, i kemi caktuar që mbledhja e asamblesë do të bëhet në ambientet e stadiumit. Vijmë këtu, një pjesë e delegatëve si rezultat i presioneve të mëdha politike nuk kanë ardhur por ndërkohë edhe ambientet për zhvillimin e Asamblesë nuk na dhanë leje”, ka thënë Dervishaj.

Zgjedhjet e shoqatave rajonale janë kthyer tashmë në një luftë të hapur ku nuk mungojnë ndërhyrjet për përjashtimin e kreut të FSHF.

Poashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar lidhur me zgjedhjet që priteshin të zhvilloheshin për shoqatën rajonale të Gjirokastrës. Përmes një njoftimi për mediat, FSHF thotë se Bashkia Gjirokastër ka mbyllur dyert e stadiumit “Gjirokastra” në mënyrë të habitshme vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të asamblesë.

“Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor që po zhvillojnë Shoqatat Rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit Luftëtari. Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjithҫka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble”, ka reaguar FSHF.

Në deklaratë theksohet se prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit. Tentativat kanë qenë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Etiketa: ASAMBLEfshfKryesore1

Lajme të lidhura

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën
Breaking Views

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Para
Pozon me bikini në mes të dëborës, Flaka Krelani sfidon të ftohtin

Pozon me bikini në mes të dëborës, Flaka Krelani sfidon të ftohtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com