GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Frikë për trazira, trupat ndërkombëtare “zbarkojnë” në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë për trazira, trupat ndërkombëtare “zbarkojnë” në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, ka njoftuar të martën se trupa të tjerë evropianë kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri.

Kjo pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar. Pjesëtarët e komunitetit serbë si deputetë, gjyqtarë, prokurorë, policë e punëtorë administrativë lëshuan institucionet.
Kjo në shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor. Fillimisht lëshohen fletëqortime për serbët që s’i kanë konvertuar targat në RKS.

E për rikthimin në institucione duan që të anulohet vendimi për targa. Si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja që do ta bëjë këtë.

Lexo edhe: Tensionet në Kosovë/ Osmani takon krerët më të lartë të sigurisë

Rrjedhimisht, Bashkimi Evropian e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rris vigjilencën në atë pjesë të Kosovës.

Në Kosovë kanë zbarkuar krabinierë italianë, ketë në Twitter e ka konfirmuar edhe Borrell.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet. “Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt” , ka shkruar Borrell.

Borrell ka kërkuar vazhdimisht që të shtyhet vendimi për targat. Poqë nga Qeveria thonë se konflikti në Veri nuk ka të bëjë me targat.

Albin Kurti, kryeministër i Kosova ka thënë se gjendja është pasi Serbia s’e ka pranuar planin franko-gjerman – Kosova e ka pranuar.

Të njëjtën të martën e ka thënë edhe kryeplarlamentari Glauk Konjufca.

Ndërkaq në Beograd e akuzojnë Kosovën që “po tregohet jokonstruktive“, shpesh herë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Prishtinë që “është duke përgatitur spastrim etnik”, pa ofruar asnjë provë.

Më 21 nëntor përfundon faza e fletqortimeve dhe fillon ajo e gjobitjes 150 euro për çdo serb që nuk i ka targat e konvertuara në RKS.

Lista Serbe ishte zotuar që ”gjoba e parë e dhënë për një serb do të pasojë me rezistencë”.

Për rezistencë folën edhe të dielën gjatë një proteste në Veriun e Kosovës para statujës së Car Lazarit. Nga aty politikanët serbë tregonin sesa “komuniteti i tyre është i diskriminuar”.

Ndërkaq pas kësaj skene qëndron presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Sipas zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.

Në anën tjetër, Vuçiq të dielën ka pretenduar se “i kishte ndaluar 20 herë serbët që të mos dalin nga institucionet”.

Gazeta Express

Etiketa: Kosovetrazirazbarkojne

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Biden me retorikë të fortë ndaj Rusisë: Po tenton të fshijë një shtet sovran nga harta

CNN: Shumica e votuesve nuk duan që Biden të kandidojë në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com