GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Front i ri lufte? Hidhet në erë aeroporti bjellorus në kufi me Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Front i ri lufte? Hidhet në erë aeroporti bjellorus në kufi me Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërthime të forta raportohen të jenë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën. Mësohet se pak pas mesnate janë dëgjuar pesë shpërthime të forta dhe vala goditëse është ndjerë në qytetin e Gomelit.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, në një deklaratë, pretendon se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të ndezjes gjatë një ndërrimi të motorit në një automjet.

“Në lidhje me thirrjet e bëra në Ministrinë e Mbrojtjes për ndezjet e ndodhura në seksionin Zyabrovka të rajonit Gomel, pohojmë se më datë 10 gusht, rreth orës 23:00, gjatë kontrollit të një automjeti pas një ndryshimi në motor, janë shkaktuar shpërthimet. Stafi ka marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit. Nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët. Zëvendës shefi i Drejtorisë Qendrore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Alexei Gromov, kishte deklaruar se Bjellorusia e kishte vënë aeroportin Ziabrovka nën kontrollin e forcave ruse.

“Aeroporti Ziabrovka në Bjellorusi është tashmë nën kontrollin e plotë të rusëve. Një bazë ushtarake ruse po krijohet aktualisht atje. Në zonën e aeroportit ka një divizion përgjegjës për raketat Iskander dhe një divizion për S-400”, tha Gromov.

 

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Para
E motra njoftoi se ai ka “ethe”, ushtarët qajnë për Kim Jong Un (VIDEO)

E motra njoftoi se ai ka “ethe”, ushtarët qajnë për Kim Jong Un (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

Qendrat e votimit në pjesën më të madhe të Spanjës janë mbyllur, pas një pjesëmarrjeje shumë të lartë në zgjedhjet...

Lexo më shumë
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

19:15 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com