GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FRONTEX: Migrantët shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e BE-së (Raporti)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FRONTEX: Migrantët shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e BE-së (Raporti)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithësej)

Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.

“Përballë edhe kërkesave të rrepta për migrimin legal në Evropë, shpesh e vetmja zgjedhje e hapur për migrantët është migrimi i parregullt i cili shpeshherë rezulton në një situatë të rëndë humanitare” thuhet në raport.

Ndërkohë , sipas të dhënave të raportit, autoritetet kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021 u refuzuan hyrjen në vendete BE-së , 17.725 shtetasve shqiptarë nga 11.653 që ishte ky status refuzimi në vitin 2020.

Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.

Në vitin 2021 kthimi ishte për 8702 persona, ndërsa në vitin 2020 ai kishte qenë 7.935persona.

Sipas të dhënave të FRONTEX migrantët e parregullt shqiptarë kryesojnë në listën e të huajve të parregullt të kthyer me forcë gjatë vitit 2021 në vendin e origjinës me 5.398 persona nga 4.801 persona që ishte numri i kthimeve në vitin 2020.

Ndërkohë kthimin vullnetar e kanë pranuar në vitin 2021 rreth 2,944 persona nga Shqipëria nga 2771 që ishin në vitin 2020.

Frontex paralajmëron në analizën e rriskut se në vitet 2022 dhe 2023 ka të ngjarë të shohin një rritje të mëtejshme të emigrimit të parregullt në kufijtë e BE-së bazuar edhe nga faktorë shtytës politikë dhe socio-ekonomikë në nivel kombëtar të vendeve kryesore të origjinës si dhe faktorë shtytës të nivelit më të lartë të tillë si inflacioni i vazhdueshëm global dhe rritja e cmimeve të ushqimeve, pas luftës në Ukrainë./VOA

Etiketa: BEFrontexmigranteshqiptarë

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
KUJDES pamje të rënda! Protesta e Iranit/ Vajza goditet në kokë, mbulohet në gjak

KUJDES pamje të rënda! Protesta e Iranit/ Vajza goditet në kokë, mbulohet në gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com