GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fshati pa rrugë/ Bashkia Librazhd ndërton shteg biçikletash, 140 mln lekë për mikun e Fatos Tushes

15:21 - 12/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Fshati pa rrugë/ Bashkia Librazhd ndërton shteg biçikletash, 140 mln lekë për mikun e Fatos Tushes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fshati Fushë Studën në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë ofron çdo gjë mund të kërkojnë turistët, duke filluar bukuri natyrore, ushqime të shijshme dhe mikpritje. Por nga ana tjetër ka një problem kryesor, rruga është e parregulluar, me shumë gropa dhe rrezik shembje. Kjo  step vizitorët dhe pengon të ardhmen turistike të zonës. Në vitin 2020, bashkia shtroi me asfalt vetëm një pjesë të kësaj rruge, ndërsa pjesën tjetër la me gropa dhe krejtësisht amortizuar. Ndërsa gjatë viti të shkuar u shemb edhe kjo pjesë e asfaltuar dhe, sipas verifikimeve, sot e kësaj dite rruga për në fshatin turistik vazhdon të mbetet e shkatërruar plotësisht. Ndërsa Bashkia i merr punët përsëprapthi, në atë gjendje që është rruga, kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra ka vendosur të ndërtojë një… shteg për biçikleta.

Tashmë është mbyllur tenderi për këtë projekt dhe dokumentet janë publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Në këto të dhëna bëhet me dije se projekti do të zgjasë për katër muaj dhe do të shpenzohen 140 mikionë dollarë. Këtë vlerë Gurra nuk e ka shpenzuar për rrugën, të cilën e ka lënë gjysmake dhe po shkatërron turizmin. Shpesh në këtë rrugë, për shkak të rrëshqitjeve, është vënë në rrezik jeta e turistëve që preferojnë turizmin dimëror dhe dëborën.

Gjithsesi, çështja e kësaj pagese dhe tenderit është edhe më e thellë, pasi fituesi nuk  është një kompani e thjeshtë, por një biznesmen i njohur dhe i përfshirë në disa skandale me tenderët.  Në të dhënat e publikuara tregohet se kanë marrë pjesë në garë 10 kompani, por kryebashkiaku ka preferuar që të shpall fitues kompaninë AVDULI SHPK të njohur për abuzime me tenderët dhe marrjen e garave me mik. Pronari i kompanisë Avduli SHPK është Arben Avduli, është përfshirë në përgjimet telefonike për tenderin e kanaleve kulluese në Lushnjë, që çoi në burg ish-kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Kush është  Arben Avduli?

Avduli dhe miqtë e tjerë të Tushes bënin pazare në telefon për tenderin dhe në fund ish-kryetari i aprovonte. Vetëm disa muaj pas arrestimit të Fatos Tushes, janë publikuar disa nga bisedat telefonike të zbardhura nga dosja hetimore për tenderin abuziv, ku rezulton se Arben Avduli, biznesmeni i përjashtuar pas manipulimit të garës paralajmëronte drejtorin e Ndërmarrjes së Punëve Publike, Flamur Peqini.  Ai thotë se Ibrahim Lami është kualifikuar pa të drejtë për këtë tender pasi nuk i ka pajisjet e duhura. Avduli në këtë telefonatë, si mik i drejtorit Flamur Peqini e merr ne telefon këtë  të fundit dhe i thotë se dy miqtë e tjerë të Tushes nuk i plotësojnë kushtet për tenderin dhe kanë dalë fitues.

“Unë të mora sepse të kam mik dhe nuk dua që ….të jem kështu ndaj teje dhe ndaj atij të madhit, unë kam arritur sot që po flas me ty…dhe i kam të gjitha në dispozicion. I kam marrë përmes firmës tjetër dhe i kam marrë letrat që të ka çuar firma dhe i kam të gjitha në zyrë. Dhe i di të gjitha gjërat se çfarë janë bërë, normalisht skualifikimi im është zero se ata kamjonçinat i ka kështu….punëtorët si ka, kontejnerët si ka…të gjitha gjërat si ka dhe e ke kualifikua…përgjegjësia ime është te ty dhe ata që kanë firmosur dhe nuk janë tek ata që urdhërojnë, un ta them si mik”, i është drejtuar në telefon Avduli asaj kohe Flamur Peqinit.

Kështu Avduli nuk ka bërë ankesë në rrugë ligjore për këtë tender, por ka shfrytëzuar miqësinë me drejtorin dhe i ka kërkuar atij që të bëj ndryshime dhe fitues të shpallet kompania e tij, ndërsa përmend se bëri këtë telefonatë për të ruajtur respektin për Tushen.  Asaj kohe Peqini i është shprehur se aty ka një komision që ka marrë vendim dhe se do të mbeten miq edhe pas kësaj, duke i garantuar se do të ketë raste për tenderë të tjerë. Por, me sa duket Avduli paska gjetur një tjetër mik, ku mund të përfitojë tenderë me vlera të larta. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se Kastriot Gurra nuk është vërtetë i interesuar të hapë një shteg për biçikletat, por më shumë të mbyllë një tjetër kontratë që paguhet nga qytetarët për oligarkët e tenderëve.

 

 

Etiketa: Fatos Tushekryesore2Librazhdtender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Takimi me Kurtin në Bruksel, Vuçiç mesazh serbëve: Mezi pres të kthehem, ishte ditë e…

Samiti Brdo-Brijuni/ Vuçiç: S’kishte tensione, por pikëpamje të ndryshme për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com