GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshehu makinën e vjedhur, policia arreston 30-vjeçarin nga Elbasani

09:52 - 16/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshehu makinën e vjedhur, policia arreston 30-vjeçarin nga Elbasani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona. Ata ranë në gjurmët e hetuesve pas 3 muajve ndjekje me metoda proaktive. Personat në fjalë u zbuluan të përfshirë në një rast të blerjes së një automjeti të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.

Policia dyshon se kjo makinë mund të përdorej në një ngjarje të mundshme kriminale.

Në pranga përfunduan shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Finalizohet pas një hetimi proaktiv 3-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, operacioni policor i koduar “Paramendimi”.

Vihet në pranga 1 shtetas që përvetësoi dhe fshehu, një automjet të vjedhur dhe targa të vjedhura.

Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij, i cili e ndihmoi për ta fshehur automjetin e vjedhur, në Fushë Krujë.

Sekuestrohen automjeti dhe targat e vjedhura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në vijim të punës hetimore të kryer në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në prokurori, në muajin shtator, për vjedhjen e targave të një automjeti, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paramendimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. K. ka blerë një automjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.

Pasi e ka blerë automjetin, shtetasi R. K. e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë, shërbimet e Policisë Elbasan kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Etiketa: ElbasaniMakinePolici

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Rrahu prindërit, policia e Vlorës arreston 29-vjeçarin

Tapë në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksident në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com