GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Fshehu ndryshimin e emrit të babait”, reagon deputetja Hoti: Më sulmojnë komunistët

22:34 - 21/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fshehu ndryshimin e emrit të babait”, reagon deputetja Hoti: Më sulmojnë komunistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas akuzave të sotme pasi dyshohet se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, ku thuhet se ajo ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti, ka reaguar deputetja e PD, Elda Hoti. Me anë të një postimi në facebook, deputetja Hoti shprehet se që kur ka hyrë në politikë janë munguar shumë që ta sulmojnë, pasi sipas saj kanë frikë nga mbështetja e madhe që po i japin njerezit.

“Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qenë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”. Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.  Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njerëzit” – shprehet Hoti.

Në lidhje me akuzat, Hoti mohon të ketë ndryshuar gjeneralitetet dhe të ketë fshehur diçka, ndërsa i drejtohet ankuesit Llesh Nikolli si një komunist.

“I përshëndes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.  Zotit Llesh, që këto e paskan gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.  Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur. Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtejshëm të politikës. Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender.

As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj. Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh! Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”. Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhet gjyq publik, as politik. Babai im, ka pasur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të” – është shrehur deputetja Hoti.

Kujtojmë se deputetja Elda Hoti dyshohet se ka shkelur ligjin për dekriminalizimin, pasi ka fshehur ndryshimin e gjeneraliteteve të të atit. Hoti u zgjodh deputete për qarkun e Lezhës. Në KQZ është depozituar një ankesë, ku thuhet se Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Shkresa në fjalë, mban firmën e ankuesit i cili është Llesh Nikolli.

Etiketa: akuzatdeputetjaElda HotikomunistetPD

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Kinematografia humb Filika Dimon, aktorja ndërron jetë në moshën 82- vjeçare

Kinematografia humb Filika Dimon, aktorja ndërron jetë në moshën 82- vjeçare

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com