GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon llojin e dënimit për Guxim Zenelajn, ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, të fajësuar për “fshehje të pasurisë”.

Në Shkallën e Parë, Zenelaj u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në Shërbim Prove për një periudhë 1 vjeçare.

Apeli ka lënë në fuqi fajësinë, por ka ndryshuar dënimin alternativ nga Shërbim Prove në punë në interes të publikut.

Sipas Apelit, ish-gjyqtarini i lartë duhet të kryejë 100 orë punë të pa paguar në interes të publikut brenda 6 muajve të ardhshëm.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 26.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 38 akti, datë 06.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., ndaj vendimit nr. 26, datë 17.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 17.03.2025, të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Në zbatim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet:
1-  Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim,

2-  Zëvëndësimi i dënimit me burgim me detyrimin e të denuarit G.Z. për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 100 orësh.

Puna në interes publik, të kryhet nga i dënuari brenda gjashtë muajve, duke filluar ky afat nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.
Detyrohet i dënuari G.Z. të kryejë llojin e punës, në vendin e kryerjes së saj dhe në ditët përkatëse të javës, sipas përcaktimeve të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Detyrohet i dënuari G.Z. të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit G.Z.

4. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë, më datë 26.06.2025.
Etiketa: denimgjyqtarpasuri

Lajme të lidhura

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera
Aktualitet

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme
Aktualitet

Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

21:28 - 04/09/26
Para
Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26

Liverpooli ka mposhtur 0-2 Ipswich Toën në transfertë, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Alexander Isak. Sulmuesi suedez e...

Lexo më shumë
Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

23:19 - 04/09/26
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com