GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshehu pasurinë, merret i pandehur ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës

11:37 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshehu pasurinë, merret i pandehur ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit merr te pandehur Petrit Fushën ish-drejtues i prokurorisë së Tiranës. Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Mësohet se fillimisht dosja ishte në SPAK më pas u kalua në kompetencë të Durrësit. Ai është përpjekur shumë  herë t’i shmanget drejtësisë, por hetimet nuk janë ndalur.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dha dorëheqjen pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke i kursyer vetes ballafaqimin me barrën e provës. Më 28 shkurt 2019, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha i dorëzoi dorëheqjen Këshillit të Lartë të Prokurorisë me motivimin se “prokuroria nuk ishte më vendi ku mund të shërbente pas një përvoje 32-vjeçare”. Statusi i magjistratit për Fushën përfundoi më 31 mars 2019.

Por ndryshe nga letra e dorëheqjes, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se Petrit Fusha vendosi të largohej nga Prokuroria vetëm një ditë pasi mori në dorëzim rezultatet e hetimit në kuadër të vetingut dhe iu  kalua barra e provës mbi bazën e nenit 52 të ligjit “për rivlerësimin kalimtar..”. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi procesin e vetingut për Petrit Fushën në janar të vitit 2018 dhe e përfundoi hetimin kryesisht më 26 shkurt 2019. Në të njëjtën ditë, Fusha u njoftua për t’u njohur me materialet e dosjes, dokumentet e administruara nga Komisioni si dhe rezultatet e hetimit.

“Më datë 27.02.2019, subjektit të rivlerësimit iu dërguan rezultatet e hetimit administrativ kryesisht si dhe iu kalua barra e provës bazuar në nenin 52 të ligjit nr. 84/2016,” thuhet në vendimin e KPK-së. Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës. Në vendimin e zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson gjithashtu se Fusha ka humbur të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë së çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare.

 

 

Etiketa: Kryesore1Petrit Fushaprokuror

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Deklarata e fortë e Metës: Rama mori porosi për të paditur Haradinajn

Deklarata e fortë e Metës: Rama mori porosi për të paditur Haradinajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com