GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” për femra U-16 në muajin maj

12:40 - 16/04/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” për femra U-16 në muajin maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas organizimit të suksesshëm të turneut “UEFA Development” për moshën U-16 për meshkuj, një tjetër turne i ngjashëm, këtë herë do të organizohet për femra në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare U-16 për femra që do të marrë pjesë në këtë organizim të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 3-8 maj. Në këtë turne do të marrin pjesë edhe tre ekipe të tjera, krahas ekipit të Shqipërisë U-16, Kosova U-16, Kazakistani U-16 dhe Mali i Zi U-16. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Ekipi ynë Kombëtar, i drejtuar nga Agustin Kola do të qëndrojë i grumbulluar në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore në prag të këtij turneu të rëndësishëm e zhvillimor për këtë grupmoshë.

Bëhet me dije se turneu do të nisë më 3 maj, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi në ora 10:30, ndërsa në po të njëjtën ditë, Kosova do të sfidojë Kazakistanin në ora 13:30. Ndeshjet e dyta të turneut do të zhvillohen më 5 maj, me sfidën Shqipëri – Kosovë që zhvillohet në ora 10:30 dhe Mal i Zi – Kazakistan që luhet në ora 13:30. Sfidat e fundit në grup do të luhen më 8 maj, me vajzat kuqezi që do të përballen me Kazakistanin në ora 10:00 ndërsa Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi në ora 13:00.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe lista e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Agustin Kola për këtë turne.

Ky nuk është organizimi i vetëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që përgjatë këtij viti ka organizuar ndeshjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për femra U-16 dhe turneun “UEFA Development” për meshkuj U-16, teksa prej kohësh po përgatitet edhe për finalen e madhe dhe historike të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Shqipëri dhe do të jetë një ditë festive për të gjithë futbolldashësit shqiptarë dhe jo vetëm.

Etiketa: fshfUEFAUEFA Development”

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Është i shkarkuar”, Paloka: Alibeaj po ndjek agjendën e Ramës

Platforma e Alibeajt, Paloka ironizon deputetët pro: Keqardhje për kolegët që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com