GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF nderon Arben Lazen, një sallë në “Elbasan Arena” do të mbajë emrin e tij

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF nderon Arben Lazen, një sallë në “Elbasan Arena” do të mbajë emrin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një ceremoni në nderim të Presidentit të Elbasanit, Arben Laze, i cili u nda nga jeta gati një muaj më parë. Në shenjë mirënjohjeje FSHF ka vendosur që salla e zonës miks në stadiumin “Elbasan Arena” tani e tutje do të mbajë emri Arben Laze.

Në këtë ceremoni që u zhvillua në ambientet e “Elbasan Arena” morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, anëtarë të Komitetit ekzekutiv si edhe personalitete të shumtë të futbollit elbasanas dhe shqiptar. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe familjarë të presidentit të ndjerë të Elbasanit.

Në fillim e mori fjalën presidenti Duka, i cili vlerësoi kontributin e Arben Lazes për futbollin elbasanas ndër vite dhe sakrificat që ai ka bërë për klubin e këtij qyteti.

“Në fakt, nuk do të doja kurrë të isha sot para jush për të kujtuar mikun tonë, shokun tonë dhe presidentin e Elbasanit. Do të doja të isha për ndonjë festë për Benin, për Elbasanin, për familjen e tij, por fatkeqësisht jeta të sjell edhe këto momente dhe jam i detyruar që të jemi në këtë ceremoni përkujtimore. Beni është njeriu me më shumë kontribute në vitet e fundit në futbollin e Elbasanit, për drejtimin që i ka bërë klubit, për sakrificat që ka bërë për këtë klub dhe për sukseset që ka arritur Elbasani nën drejtimin e tij. Të gjithë ne që jemi në sallë këtu, por jo vetëm, do ta kujtojmë Benin si një njeri shumë i mirë, si një njeri me zemër të madhe, si një njeri bujar dhe që ka sakrifikuar më shumë se sa duhet për futbollin në përgjithësi, për futbollistët. Por jo vetëm për to, por edhe për shokët, për miqtë e tij. Ajo çfarë ka bërë Beni në jetën e tij për futbollin kryesisht, duhet të bëjë krenar familjen, duhet të bëjë krenar djalin Xhaninin dhe ne që e kemi shok dhe mik e do ta kujtojmë sa të jemi gjallë. Do ta kujtojë historia e futbollit shqiptar”,  tha Presidenti Duka.

Gjithashtu, FSHF i akordoi Arben Lazes titullin “Pllakatë” për kontributin e tij të vazhdueshëm si president i ekipit të Elbasanit për një periudhë të gjatë kohe, duke qenë protagonist në disa suksese të rëndësishme të saj dhe në futbollin shqiptar, duke kontribuar si anëtar i vjetër i Asamblesë së FSHF-së. Titulli iu dorëzua djalit të Arben Lazes, Xhaninit, i cili në fund të ceremonisë së bashku edhe me Presidenti Duka zbuluan pllakatën me emrin e Arben Lazes në sallën e stadiumit “Ebasan Arena”.

 

Etiketa: Arben Lazefshf

Lajme të lidhura

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

10:51 - 23/07/26
Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën
Sport

Italisë i duhet një ‘mrekulli’ për të bindur Pep Guardiolën

15:30 - 22/07/26
IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026
Sport

IFFHS shpall Lionel Messin lojtarin më të mirë të Kupës së Botës 2026

14:21 - 22/07/26
Para
Kapet me granatë dhe lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Sarandë (Emri)

Kapet me granatë dhe lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Sarandë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit pësuan dëmtime serioze, misteri i ujit blu që hodhi policia në drejtim të turmës para Kuvendit
Aktualitet

Protestuesit pësuan dëmtime serioze, misteri i ujit blu që hodhi policia në drejtim të turmës para Kuvendit

11:10 - 23/07/26

Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkohë shumë protestues...

Lexo më shumë
Gazi dhe piperi u djegin lëkurën dhe sytë protestuesve, disa qytetarë përfundojnë në urgjencë

Gazi dhe piperi u djegin lëkurën dhe sytë protestuesve, disa qytetarë përfundojnë në urgjencë

11:07 - 23/07/26
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve”,  Bardhi-Ballës: Ke frikë mos bësh me vezë kostumin e shtrenjtë

“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve”, Bardhi-Ballës: Ke frikë mos bësh me vezë kostumin e shtrenjtë

10:59 - 23/07/26
Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

10:51 - 23/07/26
Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia dhe qytetarët shqiptarë

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia dhe qytetarët shqiptarë

10:25 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com