GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF organizon kursin për video-analistë futbolli, mundësi për të mësuar një profesion të ri

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF organizon kursin për video-analistë futbolli, mundësi për të mësuar një profesion të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata e Shqiptare e Futbollit organizon kursin e katërt për video-analistë, ndërkohë që ka mbetur edhe pak ditë nga organizimi i tij. FSHF njofton se kanë mbetur edhe pak vende në dispozicion, pasi në këtë edicion të radhës, kërkesat për të marrë pjesë kanë qenë të shumta. Ky është një rast i shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit për të mësuar “sekretet” e këtij profesioni të ri në futbollin shqiptar.

Madje nga ky sezon, disa skuadra të kampionatit “Abissnet Superiore” kanë zgjedhur që të kenë në stafin e tyre video-analistë, të cilët kanë dalë nga këto kurse të organizuara nga FSHF dhe gjithnjë e më shumë po vijnë kërkesa që këta video-analistë të gjejnë hapësira edhe në klubet e kategorive më inferiore.

Puna e video-analistit është tashmë fikse në klubet e mëdha dhe po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në punën e çdo stafi. Puna e tij është të mbledhë, përpunojë, analizojë dhe të japë informacione të dobishme për stafin, klubin dhe lojtarët.

Për të qenë një video-analist i mirë duhen shumë aftësi dhe veçanërisht duhet të bëhet një kombinim i mirë i njohurive të futbollit me teknologjinë, pasi është një punë që po zë dhe do të zërë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në botë, që dita-ditës po bëhet më shumë teknologjike.

Kursi do të zhvillohet çdo pasdite, nga 3 maji deri më 7 maj, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe do të koordinohet nga vetë drejtuesi i Departamentit të Analizës në FSHF, Alarico Rossi, teksa do të marrin pjesë edhe video-analistë të ekipeve kombëtare të të rinjve dhe video-analistë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Pjesëmarrja në kurs nuk do të jetë vetëm për të marrë një certifikatë që shërben për të ardhmen, por mbi të gjitha, për të thelluar njohuritë futbollistike dhe teknologjike dhe për ta parë botën e futbollit me një sy ndryshe.

Për t’u regjistruar në kurs, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike [email protected].

 

Etiketa: fshfkursorganizonprofesionvideo-analiste

Lajme të lidhura

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani
Sport

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Para
“Vuloset” Skavica/ Këshilli Territorit firmos lejen e ndërtimit, firmosen edhe 5 projekte të tjerë

“Vuloset" Skavica/ Këshilli Territorit firmos lejen e ndërtimit, firmosen edhe 5 projekte të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,...

Lexo më shumë
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com