Në kuadër të Qëndrueshmërisë Mjedisore, e cila është një pjesë e pandashme e Strategjisë së Përgjegjësisë Sociale të FSHF, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ka përfunduar me sukses investimi në panelet fotovoltaike.
Ky investim synon reduktimin e ndotjes dhe uljen e konsumit të energjisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit. FSHF mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes dhe rigjenerimit të mjedisit, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprimin përmes ndikimit të futbollit.
Në këtë kuadër, FSHF vlerëson vazhdimisht ndikimin e saj dhe angazhohet për të minimizuar efektet negative të aktiviteteve të futbollit në mjedis.
Discussion about this post