GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF sjell për herë të dytë në Shqipëri programin e UEFA-s “Certificate in Football Managment”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF sjell për herë të dytë në Shqipëri programin e UEFA-s “Certificate in Football Managment”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë në muajin shtator në Shqipëri edicionin e radhës të programit “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike, qoftë ajo Federatë apo klub futbolli e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.

Ky certifikim në menaxhim futbolli ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare si edhe për përfaqësues të futbollit në nivele të ndryshme. Në këtë edicion, pjesëmarrësit do të jenë jo vetëm nga FSHF dhe klubet shqiptare, por nga disa vende të Europës, të cilët do të marrin leksione nga përfaqësues të UEFA Academy dhe Universiteti i Lozanës. CFM organizohet në tre seminare direkte me pedagogë në auditor dhe 6 module për kandidatët zhvillohen në e-learning në lidhje me organizimin e futbollit, menaxhimit strategjik dhe operativ, sponsorizimet, marketingu, komunikimi dhe media, eventet dhe menaxhimi i vullnetarëve.

Kjo është hera e dytë në fakt që FSHF mirëpret programin e CFM, teksa ka qenë organizatore e një prej edicioneve të programit në vitin 2022. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për FSHF që vlerësohet për rritjen e vazhdueshme që ka pasur vitet e fundit në drejtim të menaxhimit.

Federata Shqiptare e Futbollit është kthyer në një nga partnerët më të ngushtë të UEFA-s, teksa bashkëpunimet kanë qenë të shumta, serioze dhe mjaft të rëndësishme. Mjafton të përmendet organizimi i finales së parë dhe historike të UEFA Conference League në Shqipëri në maj të vitit 2022, mbledhja e Komisionit Hattrick në shtator të vitit 2022, mbledhja e 11 federatave juglindore në prill të vitit 2024, mbledhjen e “Grassroots Football Panel”në maj të vitit 224 dhe shumë turne zhvillimorë e mini-turne kualifikues për Kampionatet Europianë të moshave U-17 dhe U-19.

Etiketa: UEFA

Lajme të lidhura

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll
Breaking Views

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Para
Kamberi thirrje Vuçiç: Të respektohen pakicat kombëtare

Kamberi thirrje Vuçiç: Të respektohen pakicat kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 05/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Nëntor 2026

07:48 - 05/11/26
Sot temperaturat arritën deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta u regjistruan në Berat

Parashikimi i motit për sot, 5 Nëntor 2026

07:44 - 05/11/26
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

07:41 - 05/11/26
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com