GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF solidarizohet me Ukrainën, miratohet rezoluta: Ndal dhunës dhe pushtimit ushtarak rus!

17:57 - 02/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF solidarizohet me Ukrainën, miratohet rezoluta: Ndal dhunës dhe pushtimit ushtarak rus!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme nisën punimet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të FSHF-së, që do të mbyllen më 15 mars, kur edhe do të zgjidhet Presidenti i FSHF-së dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme. Në mbyllje të punimeve të ditës së sotme, u paraqit një rezolutë, që ka të bëjë me situatën tejet të  rëndë të krijuar në Ukrainë për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë. Federata Shqiptare e Futbollit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri shpreh solidaritetin me popullin ukrainas dhe është gjatë gjithë kohës në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen dhe strehimin në Shqipëri të disa familjeve të futbollistëve.

Kjo rezolutë u miratua me unanimitet të plotë. Federata Shqiptare e Futbollit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri, shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Ukrainës dhe në mënyrë të veçantë, ndaj njerëzve të futbollit dhe familjeve të tyre. Në këtë moment të vështirë për ta, të shkaktuar nga invazioni ushtarak rus, ne gjejmë rastin të tregojmë solidaritetin tonë njerëzor dhe të ngremë zërin e fuqishëm të protestës, duke ju bashkuar, të gjithë progresistëve dhe paqedashësve, kudo në botë:

Ndal dhunës dhe pushtimit ushtarak! Ndal luftës që sjell vetëm shkatërrim dhe viktima! Respekt ndaj sovranitetit të Ukrainës! Ne urojmë shumë, që sa më shpejt, e mira të triumfojë dhe udhëheqja ruse të dëgjojë zërin e arsyes dhe këshillat e të gjithë komunitetit botëror për t’u tërhequr ushtarakisht nga Ukraina. Federata Shqiptare e Futbollit është në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen në Shqipëri, të disa familjeve të  futbollistëve nga ky vend në shenjë mbështetjeje humane dhe solidariteti njerëzor. Jemi të bindur se e mira do të triumfojë dhe lutemi që vëllezërit tanë në Ukrainë ta kalojnë këtë periudhë të vështirë që sjell vetëm lufta dhe konfliktet e armatosura.

Etiketa: dhunafshfmiratohetpushtimi ushtarakrezolutarussolidaritetukraina

Lajme të lidhura

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia
Sport

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja

11:28 - 04/03/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve
Sport

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë

09:08 - 04/03/26
Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26
Para
Këngëtarja e njohur shqiptare: Ukrainasit luftuan me serbët kundër Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare: Ukrainasit luftuan me serbët kundër Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani paralajmëron Izraelin: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse
Botë

Irani paralajmëron Izraelin: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse

15:22 - 04/03/26

Irani ka lëshuar një paralajmërim ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, duke kërcënuar se do të zgjeronte sulmet hakmarrëse nëse...

Lexo më shumë
Shtrenjtohet nafta, Autoriteti i Konkurencës: Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara

Shtrenjtohet nafta, Autoriteti i Konkurencës: Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara

15:10 - 04/03/26
Banorët e Rrjollit prej 34 ditësh në protestë kundër resortit të Ulajt: Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën

Banorët e Rrjollit prej 34 ditësh në protestë kundër resortit të Ulajt: Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën

15:02 - 04/03/26
Miliona euro vetëm shishe vere! SPAK merr në duar dosjen e Ergys Agasit: Produkt i veprimtarisë kriminale

Miliona euro vetëm shishe vere! SPAK merr në duar dosjen e Ergys Agasit: Produkt i veprimtarisë kriminale

14:54 - 04/03/26
Gjenden rreth 160 predha nga Lufta e Dytë Botërore në Selenicë, transportohen drejt Tiranës

Gjenden rreth 160 predha nga Lufta e Dytë Botërore në Selenicë, transportohen drejt Tiranës

14:45 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com