GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshihet në Dubai/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshihet në Dubai/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është publikuar fotoja e personit të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës. Elidon Skëndaj njihet edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, ndërsa dyshohet se ai është larguar jashtë vendit dhe strehohet në Dubai.

FOTO/ Goditja e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve

Në kërkim nga SPAK është edhe shtetasi Ilir Lloshi, për shkak se në vend të tij ishte arrestuar gabimisht një person me kredencialet e njëjta.  Ndërkohë në pranga janë vënë dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj. Këta dy të fundit janë njohur me masën e sigurisë në burg, për shkak se po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.

Prokuroria e Posaçme doli me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021.

Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor. Lidhur me organizimin e grupit kriminal thuhet se secili anëtar kishte role të specializuara, ndërsa në krye të organizatës qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Bëhet gjithashtu me dije se çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN. Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala.

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Etiketa: DubaiElidon Skëndajne kerkimSpak

Lajme të lidhura

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro
Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës
Aktualitet

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Para
Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet për qershorin

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet për qershorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro
Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar...

Lexo më shumë
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26
Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com