GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët

17:03 - 09/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë u arrestuan në Bastia Umbra për trafik kokaine. Shqiptarët të moshës 35 dhe 21 vjeç u arrestuan nga Karabinierët e Komandës së Kompanisë Asizit, pas një denoncimi nga banorët të zonës, të cilët kishin vënë re një lëvizje të dyshimtë të makinave dhe njerëzve në dy shtëpi të ndryshme në Bastia Umbra.

Karabinierët vendosën të monitoronin shtëpitë pas këtij denoncimi.

Pas një aktiviteti të kujdesshëm vëzhgimi, karabinierët kryen kontroll në njërën nga dy shtëpitë.

Gjatë kontrollit, një nga shtetasit shqiptarë ka tentuar të heqë qafe një mbështjellës celofani duke e hedhur nga dritarja. Mirëpo, ky mbështjellës u gjet më vonë dhe u zbulua se në të kishte rreth pesëdhjetë gramë kokainë.

Kërkimi ka vazhduar brenda shtëpisë, ku u gjetën rreth dy mijë euro, një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës.

Në oborr, i fshehur në një vrimë, u gjet një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize që përdoret për paketimin e drogës.

Karabinierët zgjeruan operacionet e kërkimit edhe në një shtëpi tjetër të frekuentuar nga dy burrat. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë të ndarë tashmë në 56 doza gati për shitje.

Në përfundim të procedurave, dy shtetasit shqiptarë u arrestuan dhe u akuzuan për trafik droge. Ata janë dërguar në burgun e Perugias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për marrjen në pyetje dhe vlefshmërinë e masës së sigurisë.

Etiketa: ItaliKryesore1shqiptaret

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Ja shenjat zodiakale që nuk janë “mjeshtra” të flirtimit

Ja shenjat zodiakale që nuk janë “mjeshtra” të flirtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com