GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FSHSU bojkoton Asamblenë e KOKSH: Në mbështetje të FSHF dhe vendimit të CAS

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHSU bojkoton Asamblenë e KOKSH: Në mbështetje të FSHF dhe vendimit të CAS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), si anëtare me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka deklaruar se do të bojkotojë Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të këtij institucioni, e parashikuar të mbahet më 23 prill 2025.

Në një deklaratë zyrtare, FSHSU ka shprehur mbështetje të plotë ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të mos marrë pjesë në Asamble, duke denoncuar si të padrejtë vendimin e KOKSH për të refuzuar përfshirjen në rendin e ditës të një kërkese zyrtare të FSHF-së. Kërkesa kishte të bënte me zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili ka shpallur të pavlefshme një sërë procesesh të mëparshme brenda KOKSH.

FSHSU e konsideron të papranueshëm faktin që në vend të shqyrtimit të kësaj çështjeje me rëndësi institucionale, në rendin e ditës është përfshirë një “monolog i paralajmëruar i Presidentit të shkarkuar të KOKSH”, duke përjashtuar debatin dhe shprehjen e zërit të anëtarëve.

“Refuzimi për të dëgjuar një anëtar të barabartë dhe për të trajtuar një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin përbën një shkelje të parimeve demokratike dhe të frymës olimpike,” thuhet në deklaratë. Sipas FSHSU-së, ky veprim bie ndesh me Kartën Olimpike, Kartën Evropiane të Sportit dhe çdo standard të mirëqeverisjes në sport.

Në reagimin e saj, FSHSU ngre shqetësimin se po minohet funksionimi i KOKSH përmes një drejtimi të “pa transparencë dhe përjashtues”, duke theksuar se kjo qasje po dëmton besimin midis anëtarëve dhe legjitimitetin e vendimmarrjes.

“Nëse federata më e madhe sportive në vend, siç është FSHF, nuk lejohet të shprehë zërin e saj, atëherë cila është garancia për lirinë e fjalës dhe përfaqësimin e anëtarëve të tjerë?”, thuhet më tej në deklaratë.

Në përfundim, FSHSU rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të ligjshmërisë, transparencës, kontrollit dhe balancave, si dhe përfaqësimit të barabartë – vlera që sipas saj duhet të jenë gurë themeltarë për ndërtimin e një sistemi sportiv të drejtë dhe demokratik në Shqipëri.

Etiketa: FSHSUkokshKryesore1

Lajme të lidhura

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
Aktualitet

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti
Breaking Views

“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

20:15 - 03/10/26
“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka
Sport

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

20:00 - 03/10/26
Para
Kosovë/ Betimi i deputetëve i pasigurt edhe të shtunën

Kosovë/ Betimi i deputetëve i pasigurt edhe të shtunën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com