GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

FTL ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Remont në NST Tec të Kombinatit, OSHEE: Zonat që do ngelen pa energji nesër në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të hapë këtë të hënë një procedurë te re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend gjatë tetorit. Ankandi parardhës ishte ai i 4-10 tetor kur FTL importoi energji në një vlerë financiare prej 13 milionë eurosh me një çmim rekord prej 233 euro/MWh çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji.

Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i berë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Kryeministri deklaroi gjatë daljes së tij para mediave se biznesi i vogël dhe konsumatori familjar do të jenë të mbrojtur. Ai nënvizoi se janë të pakten tre pika që parashikohen përmes planit ku ndër të tjera sigurimi pa ndërprerje i energjisë dhe mbrojtja e kategorive më vulnerabël. Për OSHEE u vendos në dispozicion nje vlerë prej 100 milionë eurosh për të perballuar importet këtë vit dhe 100 milionë të tjera për vitin e ardhshëm. Aktualisht vendi është nën emergjencën e shpallur të furnizimit me energji.

“Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022” thuhet në vendimin e qeverisë.

Emergjencat në sektorin energjrtik parashikohen edhe në nenin 90 të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike” duke vendosur një mënyrë të re koordinimi mes kompanive te sistemit të energjisë ku parësore është sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për konsum. Po kështu edhe ngritja e një grupi pune që menaxhon gjithë situatën./Monitor

Etiketa: ankandenergjiFTL

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Mema: Lojtarët si Broja janë të rrallë në qarkullim

Mema: Lojtarët si Broja janë të rrallë në qarkullim

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com