GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fuga analizon dhunën ndaj Berishës: Në mes të ditës…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Fuga analizon dhunën ndaj Berishës: Në mes të ditës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar sulmin që i ndodhi dje në protestë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u godit nga 31-vjeçari Gert Shehu, teksa ishte duke marshuar bashkë me qytetarët dhe mbështetësit.

Fuga e cilëson si një ngjarje të rëndë, duke shtuar se çfarëdo që të deklarojë në polici goditësi asgjë e tij nuk besohet.

Reagimi i plotë:

Dhuna fizike dhe dhuna politike

Ngjarja në bulevard ku dikush në mënyrë të qëllimshme goditi në mes të njerëzve, në mes të ditës, ,në prani të kamerave, kreun e opozitës dhe njëherazi kryetarin e Partisë demokratike z. Sali Berisha, ishte një ngjarje sa e rëndë, aq edhe e paparë ndofta në histori.

Unë nuk nxitoj të them se nga kush u frymëzua, pagua, organizua.

Në mendjen time kam nja gjashtë versione, por nuk do të them asnjërin sepse nuk dëshiroj të hedh supozime jashtë mendjes sime. Por, një gjë dihet: Çfarëdo të deklarojë në polici goditësi asgjë e tij nuk besohet.

Kartela e tij mjekësore është për ta ndëshkuar me një dënim të papërfillshëm. Edhe sikur ajo të jetë e vërtetë, gjë që duhet parë nga afër, nuk ndryshon gjë! Ata, ustallarët, një nga gjashtë versionet, pra, me ata njerëz punojnë! Historia e di këtë! Shihet çdo ditë!

Por, ajo që më bëri përshtypje janë deklarimet e shpejta në media të një sërë aktorësh kryesorë politikë që shprehen në një farë mënyre kundër aktit, a thua se brenda tyre u vlon një ndjenjë vetëfajësie e kotë, i bën të nxitojnë dhe të shkarravisin lloj lloj broçkullash.

Vetëfajësim që psikanaliza e njeh kaq mirë. Saqë ata që nuk e njohin, nuk do të bënin deklarime që janë shumë domethënëse.

Dikush thotë se dënoj dhunën, sepse dhuna nuk ka të bëjë me politikën!

Të shkrihesh gazit! A thua se nuk e dimë ne që politika dhe dhuna fizike në sheshe sigurisht në parim nuk kanë asgjë të përbashkët. Por sikur edhe nuk dimë që për politikë janë rrahur midis tyre politikanët si dhe nga forcat e rendit sa e sa njerëz, në të gjitha kohërat!

Pra dhuna nuk është politikë dhe politika dhunë! Uaaa çfarë zbulimi, por asnjë fjalë për kreun e opozitës që u godit rëndë!

Dikush tjetër me goxha nën-pozitë thotë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Dhe se i uronte shëndet z. Berisha, por e censuron me kujdes veten për të mos e cilësuar si kryetar i opozitës.

Dikush tjetër dënon dhunën, por as e përmend se ky njeriu që u dhunua ishte në krye të një proteste a mitingu mirëseardhjeje për krerët e BE dhe denoncimi të kryeministrit Rama para tyre!

Dënon dhunën dhe kërkon ndëshkimin e fajtorit! Pse ka shanse që të mos dënohet?

Dikush thotë se dhuna është e paparanueshme, por nuk përmend se kush dhunoi kë, Z. Berisha dhunoi atë njeriun apo ai njeriu dhunoi z. Berisha!

Në të gjitha këto deklarime një gjë bie në sy! Aktorët politikë nxitojnë të shprehen për të larë veten e tyre. Dhe mirë bëjnë! Por duke e larë veten nga një vetëfajësim nënpsiqik i natyrshëm, por i kotë, pohojnë një gjë : Mospranimin e z. Berisha si kryetar i opozitës që u dhunua. Duke kryesuar një miting proteste ndaj qeverisë!

Kjo quhet dhunë psiqike. E do apo nuk e do kryetarin e opozitës Sali Berisha, çdo njeri është i lirë, ta besojë, mos e besojë, ta besojë a mosbesojë përgjysmë, herë ta besojë, herë të mos ta besojë. Por realiteti është që ai është dhe është ai që është, s’ke ç’i bën, kryetar i PD dhe i opozitës.

Duke e hequr objektin konkret, individin politik që u dhunua në shesh, duke folur për dhunë në përgjithësi, duke censuruar faktin nga i shprehuri publik pikërisht je duke ushtruar dhunë psiqike, politike, administrative, etike ndaj tij në këtë rast.

Pra, në një farë mënyre, dhe këtu hyn psikanaliza, distancohesh nga dhuna duke e pohuar atë, në një formë të pranueshme, hapur politike, të sublimuar, të zhvendosur, në mënyrë skizofrenike, mohon atë që pohon dhe pohon atë që mohon!

Dhe është pikërisht kjo dhunë politike që karakterizon jetën sociale te ne që prodhon dhunëra fizike, jo vetëm, por rrënimin e vendit!

Etiketa: Artan FugafilozofSali Berisha

Lajme të lidhura

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Para
“Nuk u dorëzua”/ Media gjermane shkruan për Berishën: Eci me turmën

“Nuk u dorëzua”/ Media gjermane shkruan për Berishën: Eci me turmën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha...

Lexo më shumë
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com