GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fuga këshillon Berishën: Ja pse duhet të krijosh një formacion të ri

21:45 - 03/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fuga këshillon Berishën: Ja pse duhet të krijosh një formacion të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga e këshillon kreun demokrat Sali Berisha që të krijojë një parti ose formacion të ri politik dhe nuk ka pse të investohet për një grup të fortë parlamentar.

Në një intervistë për A2Cnn, Fuga shprehet se krijimi i një force të re nga Berisha, zgjidh edhe ngërçin që krijohet në Parlament lidhur me kërkesat për komisione.

“Berisha të krijojë një parti të re, ose të formojë një grup që formëson një orientim të ri politik dhe kështu janë edhe me Kushtetutën edhe me rregulloren. Sepse me këtë situatë ku janë ata, fjala nuk u ka peshë në mënyrë të arsyeshme. Problemi është se kur ata vijnë për të thënë se përse nuk na njihini këtu ka problem dhe me këtë situatë i japin mundësi shumicës që thotë nuk plotësoni kërkesat e rregullores”, shprehet Fuga.

Duke iu referuar tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit, akademiku tregoi defektin kushtetues që mban një Parlament të papërgjegjshëm, duke e lidhur atë me faktin që deputetët në Shqipëri bëjnë kompromise për mandatin e radhës në vend që të kenë fokusin te ligjbërja dhe të qenit “policë” e qeverisë.

“Nga pikëpamja sociologjike kjo situatë ku një grup një kolektiv që janë deputetët të cilët brenda përbrenda tyre janë të pakorrigjueshëm nga një forcë e jashtme. Brenda tyre ata sado të acarohen me njëri-tjetrin askujt nuk i shkon në mendje të thotë një minutë ne nuk po bëjmë detyrën tonë: ligjbërjen, kontrollin e qeverisë. Dhe një deputet me të ardhurat që ka tani është më shumë i instaluar në kolltukun e vetë dhe një pjesë e sjelljes së deputetëve lidhet me një vend në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Sa i përket kërkesave të opozitës, ku më kryesorja është lejimi i ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, akademiku tha se jurisprudenca nuk është kopsht fëmijësh dhe nëse shkelet Kushtetuta, siç mazhoranca akuzohet se ka bërë, atëherë është shkelur pakti.

“Hetimi parlamentar është i garantuar me Kushtetutë. 1/4 e deputetëve që mblidhen për komision hetimor, Kushtetuta thotë që do t’ua japësh. Është normë kushtetuese. Nuk kuptoj se për ç’arsye PS nuk jep leje për ngritjen e tyre. Jurisprudenca nuk është kopsht që i thuhet fëmijës që ke bërë shumë gabime dhe nuk të lëmë të dalësh jashtë. E drejta është tjetër gjë dhe rezultatet e komisionit hetimor apo që Gjykata Kushtetuese ka si konsideratë janë tjetër gjë. Nuk kuptoj çfarë humb shumica parlamentare nëse një grup deputetësh që plotësojnë kushtet të mos lejohen të ngrenë komision hetimor. Nëse shkel Kushtetutën ke shkelur paktin dhe nëse shkel të drejtën e opozitës e acaron gjendjen aty brenda”, shprehet akademiku.

Sa i përket rrugës që duhet ndjekur për të ndërtuar një ekuilibër të ri në politikën shqiptare, që lidhet fort edhe me rrugën që do të ndjekë opozita, Fuga tha se “në Parlament duhet një parti e re që nuk ka nevojë të hedhë baltë, por që të shfaqet si një skalion”.

“Nuk mundet më me figura të vjetra. Gjëja më e mirë është kur investimin personal ta trashëgojë diku patjetër. Pushtetin tënd nëse nuk e transmeton një ditë do ta marrë Zoti. Nuk flas me emra por duhet një qeveri hije 40 -50 veta të moshave 30-40 vjeçare në garë dhe me njëri-tjetrin për majën dinamike që i jep kombit një alternativë”, shprehet ai.

Etiketa: berishaFugaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
‘Babin e deportuan në Shqipëri…’/ Ueda rrëfehet mes lotësh

‘Babin e deportuan në Shqipëri…’/ Ueda rrëfehet mes lotësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com