GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fuga: Ramës i është degraduar sistemi nga korrupsioni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga nga studion e News24 tha se në administratë ka rënë totalisht kontrolli i brendshëm dhe se elemente të sistemit të drejtësisë po ashtu kanë rënë.

Duke komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.Kryeministrit dhe deputetit Arben Ahmetaj, Fuga tha se kjo tregon se nuk kanë funksionuar të gjitha digat që rrethojnë një pushtetar, i cili nuk e përdor postin për njerëzit por për të grumbulluar pasuri personale.

“SPAK është ndërtuar dhe mbikëqyret nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në radhë të parë kanë rënë elementet e sistemit të drejtësisë që nuk kontrollojnë vetëm politikanët e lartë, por edhe nëpunësit më të vegjël. Ka rënë edhe kontrolli i shtetit.

Nuk e di sa ka arritur të evidentojë këto probleme. Ka rënë kontrolli i grupit parlamentar të socialistëve dhe kontrolli i brendshëm në administratë. Nuk ka një vetëkontroll për mbrojtjen nga korrupsioni. Mbi të gjitha ka rënë kontrolli i opinionit publik“,u shpreh Fuga.

Ai shton se ka një sistem që i janë degraduar elementët mbrojtës ndaj korrupsionit dhe se qeveria dhe kryeministri Rama nuk mund të mjaftohen me një falje, pasi “ka përgjegjësi personale dhe për ata që kontrollojnë këta njerëz”.

“Qeveria dhe kryeministri Rama duhet ta kuptojnë këtë. Korrupsioni nuk është çështje personale, por problemi është te fenomeni. Ka një sistem që i janë degraduar elementët mbrojtës ndaj korrupsionit. Ministrat këtu nuk kanë asnjë iniciativë, dhe thonë se “e tha ai i gjati” diçka. Ka rënë kontrolli totalisht.

Nuk duhet të kërkojë falje. Falja nuk mjafton fare. Ka përgjegjësi personale dhe për ata që kontrollojnë këta njerëz. Një shoqëri e ndërtuar në mënyrë piramidale nuk konformon as korrupsionin, dhunën apo shkelje të tjera. Nëse bllokohet media duke i futur rruspën apo tritolin. I fut ekskavatorin duke shkatërruar median dhe shkatërron aleatin kryesor. Në qeveritë nordike jepen subvencione për mediat opozitare për të kritikuar qeverinë.

Nuk mundet dot që të provohet një korrupsion në shkallë kaq të lartë dhe një hierarki e tërë nëpunësish të mos jetë përfshirë aty apo në drejtime të tjera. Unë mendoj se është një fenomen kapilar”, u shpreh Fuga.

Sa i përket aferës së inceneratorëve, Fuga u shpreh se nëse Ahmetaj gjendet fajtor, ai nuk mund të ketë vepruar kurrsesi i vetëm pasi korrupsioni në shkallë të tilla kërkon përfshirjen e “një hierarkie të tërë nëpunësish”.

Etiketa: FugakorrupsioniRamaSpak

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Rihana pozon me të brendshme gjatë shtatzanisë

Rihana pozon me të brendshme gjatë shtatzanisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com