GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fulvio Pea shpjegon risitë e kursit për Drejtor Sportiv: Sjellim lektorë të famshëm nga elita e futbollit italian

13:08 - 22/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Fulvio Pea shpjegon risitë e kursit për Drejtor Sportiv: Sjellim lektorë të famshëm nga elita e futbollit italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur prej më shumë se një jave kursi për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit e që udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF. Një program i rëndësishëm formimi për të përmirësuar ndjeshëm edhe më shumë kualifikimin e profesionistëve të klubeve shqiptare e veçanërisht në nivele drejtuese.

Pjesëmarrësit në këtë kurs janë aktualisht në marrëdhënie pune në rangje drejtuese me klube dhe akademi, por edhe individë që aspirojnë të nisin në të ardhmen një karrierë në rolin e drejtorit sportiv.

Drejtori Sportiv është një nga personat më të rëndësishëm në një klub futbolli, që kujdeset për menaxhimin e ekipit të tij, procesin e licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.

Sektori Edukimit në FSHF ka riformatuar të gjithë programet e kurseve dhe këtë edicion në kursin për Drejtor Sportiv marrin pjesë si lektorë emra shumë të njohur në botën e futbollit në vende të huaja.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, zbulon kush janë të ftuarit special, të cilët vijnë nga klube të mëdha italiane e me një eksperiencë të madhe mbi shpatulla. Duke folur për fshf.org, ai shpjegon se të gjithë këta emra do të shpjegojnë për kursantët aspekte të ndryshme të punës së drejtorit sportiv.

“Në projektin e ri të FSHF për Sektorin e Edukimit sipas edhe ideve të Presidentit Duka, kemi përfshirë këtë herë lektorë të huaj. Kjo është bërë me qëllim që të sjellim më shumë eksperiencë, më shumë sugjerime dhe këshilla të vlefshme për ata që në të ardhmen do të punojnë në rolin e drejtorit sportiv në klube të ndryshme. Kemi nisur me Alfredo Pasinin, sa i përket fushës së skautëve, i cili ka punuar për vite me radhë si shef i skautëve me Alberto Zakeronin në kombëtaren e Japonisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej 6 vitesh ai punon tashmë në Superligën e Emirateve të Bashkuara Arabe si drejtor sportiv.

Kemi vijuar me Karlo Ostin, ish-futbollist i Udinezes, Atalantës e Juventusit, dhe në 25 vitet e fundit ka punuar në rolin e drejtorit sportiv me Avelinon, Lacio, Atalanta dhe Sampdoria. Për temën e futbollit në sektorin e të rinjve kemi zgjedhur një top-menaxher në Europë që është Roberto Samaden. Ka punuar 33 vjet me Interin, këtë vit ka lënë ngjyrat zikaltër të Milanos për të kaluar me të njëjtat ngjyra në Bergamo tek Atalanta”, – thotë Pea, duke theksuar edhe prezencën e Piero Ausilios si edhe duke vlerësuar interesin e përfshirjen e pjesëmarrësve në temat e diskutimeve.

“Kursi do të vazhdojë me temat e marrëdhënieve me publikun dhe median, ku kemi zgjedhur zyrën e shtypit të Interit, kështu që Luixhi Kripa do të na prezantojë se si duhet të jetë i organizuar zyra e shtypit të një klubi. Më pas, për në fund është Frederik Masara, ish-drejtor sportiv i Romës dhe në dy vitet e fundit i Milanit në krah të Paolo Maldinit dhe më 10 tetor do të jetë i ftuar dhe fizikisht në sallën e kursit Piero Ausilio, i cili do na flasë në 360 gradë se si është jeta e një drejtori sportiv në çdo aspekt.

Kursi ka nisur më datë 13 shtator dhe do të përmbyllet më 10 tetor me pjesëmarrësit të cilët aktualisht punojnë si drejtorë sportivë në disa klube, ndërsa të tjerët synojnë të bëhen në të ardhmen dhe po studiojnë se si duhet të jetë drejtori sportiv modern, sepse futbolli është në evoluim të vazhdueshëm dhe roli i drejtorit sportiv duhet të përditësohet me hapin e kohës. Është i rëndësishëm entuziazmi me të cilin kursantët marrin pjesë në këtë trajnim dhe të jem i sinqertë kam vënë re që pjesëmarrësit janë entuziastë sepse gjithë kohës janë mjaft aktivë me pyetjet e tyre për lektorët dhe kërkojnë informacion. Ky është një aspekt shumë pozitiv”, – deklaroi ndër të tjera Drejtori Teknik i FSHF-së.

Etiketa: drejtorpearisi

Lajme të lidhura

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Breaking Views

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Para
PS kryeson bindshëm, Berisha ‘mposht’ Bashën/ Ja rezultatet deri në orën 06:00

Berisha: Si po i ble Rama anëtarët e Kushtetueses me votat e Basha-Alibeajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com