GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij politik.

I ftuar në emisionin ‘A Show’, Shkullaku ka deklaruar se, në vend është krijuar një sistem ku interesat ekonomike dhe ndikimet informale ndërthuren me vendimmarrjen institucionale.

Gazetari theksoi se situata aktuale ka tejkaluar pritshmëritë e publikut, duke krijuar një realitet që, sipas tij, më parë do të dukej i pabesueshëm.

Sipas Shkullakut, ndryshe nga paraardhësit, Rama ‘e ka mbyllur ciklin’ dhe se fundi i tij politik nuk pritet të vijë përmes një procesi normal demokratik. Ai shtoi se sfida e vërtetë për Ramën mbetet mënyra se si do të dalë nga pushteti që vetë ka ndërtuar.

‘Kjo është aksi ose Ergys Agasi që përveç parave që i shpërndajnë me qejf. Sa e ke bërë vlerën ti të tenderit? 5 milionë, po vë 20, ça të gjeti se mos po i paguan vetë. Dhe këta pastaj çfarë bëjnë? Këta thonë që shiko filan bandë kërkon drejtorin e përgjithshëm të policisë. E cakton Ergys Agasi. Kjo banda tjetër do drejtorin kundër krimit të organizuar, e vëmë dhe atë.

Pra, këto të dyja dhe kjo është dhe një difekt i opozitës, nuk e di çfarë, çfarë duhet të bëjë se s’ka ça të bëjë, në kushtet ku jemi ne s’ka ça bën askush. Por, po u kthyen dhe këto në normalitet, kjo pastaj, nuk është më faji, si të thuash i njerëzve që sa më ekstravagant të jesh ti, aq më i pranueshëm bëhesh. Kjo është faji që sa më të

Sa më përtej imagjinatës njerëzore të shkosh, aq më shokuese je për njerëzit, se të thoshim ty dhe mua bashkë, na thoshte dikush, shiko, do ndodhin këto e këto e këto, do ndodhin këto, do ndodhin këto, do të thoshim këta janë çmendur, këta bëjnë muhabete kot, se deri këtu nuk shkojnë, kupton?

Këta kanë shkuar deri aty ku ne nuk na e ka prerë mendja. Ndoshta kjo është sfida e fundit mendoj unë e Ramës për të lënë gjurmë me diçka. Se derisa s’ka lënë në asnjë lëmi ku ka tentuar të bëjë emër, ndoshta këtu po mund të jetë i pakonkurueshëm.

Pra gjithmonë ka procese që çojnë drejt fundit. Pa diskutim, dhe fundi për mua është i qartë. Unë nuk e di sa kohë do marri, po për mua, Edi Rama e ka mbyllur ciklin. Pra procesin e vet e ka mbyllur, ka disa kohë, por tani është dhe dukshëm.

Pra të shikosh, meqë përmende njohjen tonë me Ramën dikur, të shikosh njeriun që mahniste Parisin, të rri i mahnitur para Dash Sulës për shembull, që e prezanton si një gjetje më brilante. Të shikosh intelektualin që linte me gojë hapur Merkelin, të entuziazmohet nga Zeqineja, apo nga, ky është niveli pra, parametri, ti e kupton që gjithçka ka prekur fundin.

Dhe unë jam i bindur që dhe Rama vetë është koshient për derexhenë ku është ai në radhë të parë i katandisur, por siç thashë, ai ka hyrë në fazën, mendoj unë, që në qoftë se ka pasur ndonjë aftësi siç thonë këta, Rama është bir kurve, ça nuk bën, është i zgjuar, si ja bëri këtij, si ja bëri atij. Do të duhet që gjithë ky birkurvllëk ta vinte në punë për të ditur si të dali nga pushteti ku e ka çuar veten, pra nga ky pushtet.

Kjo është, mendoj unë, zgjuarsi dhe aftësi. Po unë mendoj që ai është i dënuar që nuk mund të dali, ose nuk mund ta lërë pushtetin normalisht. Ne kemi folur për Sali Berishën, ne kemi folur për Fatos Nanon me 1001 të zeza, të këqija, Berishën në ‘92-shin, ‘96-ën, ‘97-ën, Fatos Nanon e të tjerë e të tjerë, por në fund të fundit, janë dy liderë që e kanë lënë pushtetin me votë. Kanë prodhuar rotacion. Që të dy. Ky është i vetmi rast që ka devijuar rregullin demokratik. Dhe në këtë moment mendoj që është i dënuar që fundin nuk do ta ketë demokratik’, u shpreh Shkullaku.

Etiketa: fundiRamaShkullaku

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Letra e Salianjit për PPE/ Reagon Berisha: Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës

13:02 - 19/05/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm

12:42 - 19/05/26
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton
Aktualitet

Kushtet cënojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve

12:31 - 19/05/26
Para
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Letra e Salianjit për PPE/ Reagon Berisha: Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës

13:02 - 19/05/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot, gjatë konferencës së radhës nga selia blu, edhe për letrën që...

Lexo më shumë
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Salianji letër PPE: Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm

12:42 - 19/05/26
Qeveria e re britanike merr vendimin: Të burgosurit që kanë kryer 40% të dënimit do të lirohen! Kush përfiton

Kushtet cënojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve

12:31 - 19/05/26
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

12:25 - 19/05/26
Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze

12:10 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com