GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fundi i epokës së Angela Merkel, Gjermania voton sot liderin e ardhshëm

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fundi i epokës së Angela Merkel, Gjermania voton sot liderin e ardhshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët gjermanë do t’i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për zgjedhjen e një lideri të ri, pas 16 vitesh nën drejtimin e Angela Merkel. Më shumë se 31 milion votues janë gra dhe rreth 29 milion burra janë ata që do të hedhin votën e tyre. 87 parti politike kërkuan lejen e autoriteteve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, nga të cilat 53 morën leje. Vetëm 7 prej tyre pritet të marrin 5% të kërkuar për të votuar në Bundestag, me të Majtën (Die Linke), ndoshta partinë më të diskredituar në Gjermani pas Afd (Alternativa për Gjermaninë) e ekstremit të djathtë që lufton për të dërguar përfaqësues në dhomën e ulët gjermane.

Rezultatet e përkohshme të zgjedhjeve do të shpallen pas orës 18:00 pasdite. Ato do të llogariten bazuar në të dhënat e sondazheve të daljes së përkohshme. Numërimi i votave do të vazhdojë deri në orët e para të së hënës.

Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit. Laschet, 60 vjeç, ka qenë pas sfiduesit të tij socialdemokrat Olaf Scholz në garën për kancelari, megjithëse sondazhet e fundit e vënë diferencën mes tyre brenda kufijve të gabimit, duke i bërë zgjedhjet një nga garat më të paparashikueshme në vitet e fundit.

Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët në betejën zgjedhore ndërsa përgatitet të largohet nga politika pas 16 vitesh në pushtet. Por ajo e gjeti veten të përfshirë në vorbullën e furishme të fushatës së kryetarit jopopullor Laschet, të partisë së saj. 

Socialdemokratët dhe konservatorët janë thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%).

Gjermania voton me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë. Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore. Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie. Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag.

Etiketa: Angela MerkelZgjedhje

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Treni del nga shinat në SHBA, 50 të plagosur dhe 3 të vdekur

Treni del nga shinat në SHBA, 50 të plagosur dhe 3 të vdekur

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë
Aktualitet

Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë

17:28 - 14/10/26

Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po...

Lexo më shumë
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

17:03 - 14/10/26
Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

16:49 - 14/10/26
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

16:37 - 14/10/26
FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

16:30 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com