GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët!

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Është e vërtetë, se liderët formohen nga prejardhja edhe përvojat e tyre, sikurse është po aq e vertetë se kultura dhe historia formësojnë sjelljen e kombit ndaj tyre. Por qëndrimet e fundit të Liderit Global të Tiranës ndaj SPAK, herë prej kërcënuesi e herë prej shpëtimtari, tregojnë hapur një element thelbësor shumë të rëndësishëm, për mbijetesën e autokracive personaliste, element i cili shpesh del jashtë lenteve me të cilat jemi mësuar ta analizojmë lidershipin e Ramës.

Thelbi që anashkalojmë shpesh në analizat tona është se regjimet autokratike personaliste, në krahasim me autokracitë e udhëhequra nga partia apo ushtria, për siguruar jetëgjatesinë kanë nevojë të pashmangshme për të krjuar ekuilibra, nga të cilat buron edhe fuqia dhe dobësia e liderit.

Këto 12 vitet e fundit, Rama ka qenë i pakrahasueshëm për nga pushteti me këdo tjetër në këtë vend, edhe arritja e këtij rezultati ka ardhur me kostot e një ekonomie të shtrembëruar, krijimin e një burokracie jofunksionale, hartimin e politikave jo të shëndosha klienteliste, kontrollin mbi mediat dhe dobësimin maksimal të opozitës. Centralizmi i pushtetit në duart e Ramës nuk mund të realizohej pa dobësimin e institucioneve. Por nga ana tjetër institucionet e dobëta ka kanë vështirësuar qeverisjen, duke dobësuar njëherazi edhe sundimin e tij .Rama i ka minuar rregullat, edhe nuk ka mudur t’i zëvendësojë ato me asgjë tjetër.

Ndaj atij i është dashur gjithmonë si një artist cirku të sigurojë ekulibrin në fijen e hollë të pushtetit duke mbajtur në dorë “shkopin” e liderit popullor.

Besoj të gjithë e kemi vënë re sesi ai përdor një gjuhë kritike kundër Europës për të ngacumaur bazën, por jo aq shumë sa të përfshihet në një konflikt me të; sesi ai përdor korrupsionin për të shpërblyer miqt , për të blerë mbështetje jashtë e brenda vendit , por jo aq sa ekonomia të shembet; sesi manipulon lajmet, por jo aq sa njerëzit të fikin televizorin; sesi i blen mediat por pa i shkatërruar përfundimisht ato, pasi atij nuk i duhet një media plotësisht e pabesueshme nga publiku; sesi shtyp kundërshtarët politikë, por jo aq shumë sa të shkaktojnë reagime; Sesi shfaqet si mbështetësi dhe reformatori i vazhdushëm i drejtesisë, por sigurohet me anë të komisioneve Antikorrupsion që institucionet te drejtësisë të mos forcohen, pasi bëhen rrezik të kthehet kundër tij.

Rama si të gjithë autokratët gjatë mbajtjes së pushtetit është përballur me dy kërcënime kryesore. Ai mund të rrëzohej nga bashkimi i elitës ose mund të rrëzohej nga një revoltë masive. Në zbutjen e këtyre kërcënimeve Rama ka krijuar perceptimin e “liderit popullor” . Pikërisht krijimi i perceptimit të popllaritetit masiv ka krijuar më pak gjasa që njerzit të dalin në rrugë dhe elitat të bashkohen për ta rrëzuar atë. Sepse në momentin që lideri përceptohet si popullor cdo përpjekje për ta rëzuar ka më pak gjasa të jetë e sukseshme. Ndaj që nga mandati i dytë e tëhu, e kemi parë Ramën të shfaqet duke kënduar tallava e duke kërcyër si arusha Silva . Më shumë sesa në Kuvend e mbledhje qeverie e kemi parë duke bashkëbiseduar “gju me gju” e “sy me sy” me popullin . E kemi parë të distancohet nga lajmet e këqija duke i lënë vartësit e tij “të thithin” zemërimin e publikut dhe të luftojnë mes tyre.

Por për fatin e tij të keq historia ka treguar se ka gjithmonë disa ngjarje që shkaktojnë rënien e popullaritetit te autokratëve personalistë edhe pamundësi për mbajtjen e ekulibrave .

Edhe arestimi i parë i një zyrtari të lartë qe është në detyrë dhe njekohësisht figurës së dytë më të rëndësishme të partisë socialiste është nga ato lloj ngjarje që i bën zgjedhjet mjaft të rrezikshme për pushtetin e Ramës.

Sot nuk ka një frymor në rrethin e tij të ngushtë, apo që ka lidhur të ardhmen politike me të që nuk i kupton rreziqet e humbjes së tij. Kjo kuptueshmëri agravon në ketë moment te keq konfliket e brendëshme duke e dobësuar edhe më tej pushtetit e tij .

Po ashtu për fatin e tij te keq që prej 1945 historia ka tregur se largimi nga pushteti i autokratëve personalistë të tipit Rama , priret të jetë shumë më i shëmtuar sesa largimi i diktatorëve të tipit Hoxha. rreth 80% e autokratëve përsonalistë kanë përfunduar ose të vdekur në burg ose në internim.

Me sytë e zgurdullaur, duke nxjerrë duf e mllef me fjalorin vulgar, “Lideri Global i Tiranës” po tregon se është në gjendjen e tij më të keqe edhe po shfaq dobesinë që fshihej pas forcës së tij.

Nga data 10 shkurt e këtej për cdo mik e armik të tij, është e qartë se ai e ka të pashmangshme ndarjen me turp nga pushteti kurdo që kjo të ndodhë. Sikurse është e dukshme se ikja e tij do të lër mbrapa një shtet te rënuar edhe një gërmadhë që quhet Partia Socialiste.

Por uroj të mos humbasim mësimin se nuk ka nje fund tjetër për cdo lider të fortë dhe njëkohësisht të dobët.

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: Edi RamaIrena BeqirajPS

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Propozimi i KQZ/ Korçës i hiqet një mandat deputeti, i kalon Tiranës

Vota e diasporës/ KQZ: 200 475 kërkesa për regjistrim, 156 158 të miratuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj, në krye të institucionit është...

Lexo më shumë
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com