GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fundjava kuqezi/ 6 legjionarë gjejnë rrugën e rrjetës me klubet

13:11 - 02/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fundjava kuqezi/ 6 legjionarë gjejnë rrugën e rrjetës me klubet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre.

Nedim Bajrami gjeti golin e parë në sezonin e ri në kampionatin italian, në fitoren e Sassuolo 2-1 përballë Interit. Fantazisti i Kombëtares shqiptare, realizoi një gol mjaft të bukur falë një goditjeje të menjëhershme brenda zonës. Ndërkaq edhe paraqitja e tij ishte mjaft pozitive duke u vlerësuar si një prej më të mirëve të skuadrës në triumfin me përmbysje përballë Interit.

Në Spanjë, Myrto Uzuni la pas dëmtimin që pësoi në përballjen me Real Betis dhe u rikthye me gol në barazimin e Grandës në transfertë ndaj Almerias me rezultatin 3-3. Sulmuesi kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në lojë në minutën e 73-të, teksa katër minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt u tregua i saktë duke mposhtur portierin.

Qazim Laci gjeti golin e parë në kampionat që prej transferimit të tij në Çeki me Sparta Prague në fitoren 2-1 përballë Viktoria Plzen. Mesfushori kuqezi realizoi në minutën e tretë dhe zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Kristian Shpendi vijon të shënojë rregullisht me skuadrën e Çezenës në Serinë C italiane. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-21 realizoi tre gola në dy sfidat e Çezenës përballë Spal dhe Rimini.

Mesfushori kuqezi Arbnor Muçolli po kalon gjithashtu një formë mjaft të mirë në kampionatin suedez. Mucolli, i cili aktivizohet në radhët e Gotenborg i dhuroi barazimin skuadrës së tij, duke realizuar në minutat shtesë falë një penalltie.

Pas një periudhe të gjatë te goli u rikthye edhe Endri Çekiçi. 26-vjeçari i cili aktivizohet në kampionatin turk me skuadrën e Pendikspor, gjeti golin në minutën e 36-të në humbjen e skuadrës së tij në transfertë përballë Trabzonspor.  Protagonist në kampionatin turk në javën që lamë pas u shfaq edhe Odise Roshi. 32-vjeçari i cili aktivizohet me Sakaryaspor asistoi në golin e parë, në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2-0 përballë Eyupspor.

Minuta në këmbë kanë pasur edhe legjionarët e tjerë të Kombëtares, duke nisur nga Elhan Kastrati dhe Etrit Berisha  në portë, te mbrojtësit Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu. Në mesfushë Ylber Ramadani është shndërruar në një titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Lecce, ndërsa një kontribut të madh dha edhe Kristjan Asllani një fitoren e thellë të Interit 4-0.

Mesfushori kuqezi u aktivizua në minutën e 54 kur rezultati ishte ende 0-0. Një formë mjaft të mirë po kalon edhe Klaus Gjasula me skuadrën e Darmstadt, ndërsa Keidi Bare luajti 81 minuta në humbjen minimale 1-0 të Espanyol përballë Tenerife.

Sulmuesit Jasir Asani, Mirlind Daku, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Ernest Muçi janë aktivizuar të gjithë si titullarë me skuadrat e tyre.

Java që sapo ka nisur është shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Sylvinho do të shpallë listën për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Republikës Çeke në datë 12 e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” dhe miqësoren me Bullgarinë në 17 tetor.

Etiketa: kuqezi. legjionare

Lajme të lidhura

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga
Breaking Views

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi merr vendimin

12:52 - 02/02/26
Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen
Sport

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen

11:48 - 02/02/26
Para
U nis për barishte dhe dogji 200 rrënjë ulliri, pranga 66-vjeçarit

U nis për barishte dhe dogji 200 rrënjë ulliri, pranga 66-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Aktualitet

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Bëhet...

Lexo më shumë
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

19:19 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com