GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Fundoset anija me emigrantë në lumin Drina të Serbisë, zhduken 7 persona

11:41 - 22/08/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Fundoset anija me emigrantë në lumin Drina të Serbisë, zhduken 7 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anije që po bartte emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë është fundosur në lumin Drina gjatë natës, tha sot ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, policia kufitare në Llubovi u informua nga autoritetet kufitare të Bosnje e Hercegovinës, por edhe nga qytetarët, që gjatë natës një anije me emigrantë është fundosur në Drina. Ata po tentonin ta kalonin lumin nga Serbia nga qyteza Dërllaça në komunën e Llubovisë dhe Orliçit në komunën Zvornikut”, tha Daçiç, sipas njoftimit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, pjesëtarët e policisë dhe Departamenti për Situata Emergjente shkoi në vendngjarje dhe po kryhen kontrolle në lumë, thanë autoritetet serbe.

Sipas emigrantëve që dolën në breg, në anijen e fundosur thuhet se ishin 25 persona. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit gjetën 18 persona në breg, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, tha MBP-ja serbe.

Autoritetet serbe thanë se në kërkime po marrin pjesë policë serbë, pjesëtarë të Departamentit për Situata Emergjte, pjesëtarë të zhytjes në Xhandarmërinë e Serbisë, por edhe zyrtarë nga Bosnja.

Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilët emigrantët kalojnë për të shkuar drejt Evropës perëndimore.

Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën të paktën 40 emigrantë, teksa po tentonin ta kalonin atë, sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë deri në shkurt të vitit 2024.

Vitin e kaluar, më shumë se 100.00 emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë, apo 12 për qind më pak se në vitin 2022, sipas të dhënave të Komisariatit serb për Refugjatë dhe Migrim.

Nga ky komisariat thanë më 2 gusht se numri i emigrantëve që kanë kaluar përmes Serbisë këtë vit është 80 për qind më i ulët sesa më 2023./REL

Etiketa: anijerefugjateSerbi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Merkato – Partizani shet Maguette për 700 mijë euro

Merkato - Partizani shet Maguette për 700 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com