GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fundoset” familja e Ben Qimes, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të xhaxhait

20:16 - 29/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fundoset” familja e Ben Qimes, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të xhaxhait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organi i Posaçëm i akuzës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të xhaxhait të Arben Isufjat ose siç njihet ndryshe “Ben Qimka”. Në sitën e pasurive që janë marrë në hetim janë gati 500 metra katrorë si kompleks shërbimesh ndodhur në Sheq të Fierit, truall me sipërfaqe 1580  m2, një vilë tre katëshe , automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi, që i përkasin Ahmet Isufajt dhe rrethit të tij familjar.

Ekstradimi

Në 12 shtator 2020, Gjykata e Apelit Vlorë ka miratuar dje kërkesën e prokurorisë për ekstradimin në Kosovë të Ahmet Isufaj, xhaxhait të të fortit të Fierit “Ben Qimes”. 65-vjeçari nga Fieri do të përballet me drejtësinë në Kosovë pasi dyshohet, se është përshirë në veprimtari kriminale për trafik droge e grup kriminal me disa shtetas të Kosovës. Sipas burimeve, vendimi për lejimin e ekstradimit të Isufajt, është marrë pak kohë më parë në Vlorë dhe pritet që të ekzekutohet sapo këtë çështje ta shqyrtojë dhe Gjykata e Lartë në Tiranë. Ndërsa aktualisht 65-vjeçari Isufaj, ndodhet në masën e “Arrest në shtëpi” ku ruhet me policë tek dera.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë

Mësohet se, vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” 40 ditor në “Arrest shtëpie”, është marrë në muajin dhjetor 2019 nga Gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, pranuan kërkesën e Isufajt për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndërkohë, në Shqipëri, dy fierakët e njohur Ahmet Isufaj dhe nipi i tij Arben Isufaj, kanë hesape me OFL-në, për të deklaruar pasurinë e tyre. 65-vjeçari Ahmet Isufaj rezulton në kërkim nga Gjykata e Prishtinës për akuzën e “Krimit të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

 Sipas burimeve, më 6 dhjetor 2019 Ahmet Isufaj teksa qëndronte në një bar përballë burgut të Fierit, ra në prangat e policisë, së bashku me djalin e tij, Amarildo Isufaj, pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit, ku djalit të tij ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë biçak, sende këto për të cilat ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim. Por dhe ky dënim u rrëzua nga gjykata, pasi u urdhërua pezullimi i dënimit me burgim, duke e konvertuar atë në shërbim prove për një periudhë prej 3-vjeçare, me qëllim që Amarildo Isufaj gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Etiketa: Ahmet IsufajSpak

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
“Ishim si një boksier i dehur”, Solskjaer nuk e harron turpërimin ndaj Liverpoolit

“Ishim si një boksier i dehur”, Solskjaer nuk e harron turpërimin ndaj Liverpoolit

TË FUNDIT

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Lexo më shumë
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com