GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fundoset industria, përse po falimentojnë fabrikat në Shqipëri?

08:34 - 12/07/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fundoset industria, përse po falimentojnë fabrikat në Shqipëri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia e sektorit nuk po ndalet.

Të dhënat e fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e parë 2024 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.8%.

Sektori i industrisë është zemra e eksporteve shqiptare, por pësoi rënie për të katërtin tremujor radhazi në janar-mars 2024, duke e bërë krizën të qëndrueshme.

Prej tremujorit të fundit të vitit 2022, fabrikat e përpunimit, kryesisht ato për eksport, po përjetojnë rënie të aktivitetit në mënyrë sistematike prej humbjeve që ka krijuar nënçmimi i Euros, rritja e pagës minimale dhe kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë, që uli kërkesën për mallra.

Pas një rritje me 7.4% në vitin 2022, sektori i përpunimit ra me rreth 6% në vitin 2023, trend që vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit.

Rënia e industrisë më 2024 ishte më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020 (-18%) ku e gjithë bota u izolua dhe lëvizja u kufizua për t’u mbrojtur nga përhapja e Covid-19.

Sektori po tkurret si në prodhim, në numër biznesesh dhe punonjësish. Numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin, sipas të dhënave të INSTAT.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit.

Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.

Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-19 më 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit.

Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tre herë më shumë se kapacitetet e prodhimit.

Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë, klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor.

Në vitin 2021 e deri aktualisht, Euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të Lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në Euro por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në Lek.

Ekspertët e shikojnë me rrezik rënien pa kontroll të prodhimit dhe përqendrimin e ekonomisë vetëm në dy sektorë, turizmi dhe shërbimet./Monitor

 

Etiketa: fabrikafalimentindustri

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Gafat e Biden nuk kanë fund, presidentin Zelensky e quan Putin…

Gafat e Biden nuk kanë fund, presidentin Zelensky e quan Putin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com