GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fundviti 2021 shënoi rritje anemike, shkak rritja e çmimeve dhe rënia e eksporteve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fundviti 2021 shënoi rritje anemike, shkak rritja e çmimeve dhe rënia e eksporteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tremujori i fundvitit 2021 i ekonomisë shqiptare ka patur një rritje prej 0,17% në krahasim me tremujorin paraardhës duke u bazuar tek vlera e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) sipas INSTAT.

Po të ndalemi tek arsyet e kësaj rritje anemike të ekonomisë në periudhën në të cilën përfshihen festat e fundvitit ku shpenzimet rriten, shkaku kryesor është rritja e çmimeve në shërbimet e transportit dhe argëtimit, rritja e çmimeve por mbi të gjitha eksportet të cilat patën një rënie me 4,11% më pak se 3-mujori paraardhës.

Megjithatë për totalin e vitit 2021 ekonomia shqiptare ka shënuar rritje, duke u ngritur pas rënies drastike në 2020-n prej pasojave të pandemisë së Covid-19 sipas INSTAT.

Gjatë vitit 2021, prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 8.54% i cili është dhe niveli më i lartë që nga viti 2001. Megjithatë kjo rritje e lartë lidhet me nivelin e ulët të 2020-s, ku ekonomia pësoi rënie me 3.96% më pak, e ndikuar kryesisht nga fusha e industrisë dhe transportit, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat patën dhe rënien më të madhe si pasojë masave kufizuese vendase dhe ndërkombëtare për të frenuar pandeminë.

Në të gjithë sektorët ka patur rritje të fortë në vitin 2021. Me analizën e vlerësimit të tremujorit të katërt, INSTAT publikon një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, që mbështetet në vlerësimet 3-mujore, shënoi një rritje prej 8,54 %, krahasuar me vitin 2020.

Kjo rritje u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e madhe ishte në “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”, dhe “Industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia”, që ranë më shumë në vitin e pandemisë. Zhvillimi i ndërtimit ka vazhduar, ndërsa sektori më ecuri më të dobët ishte sektori i bujqësisë e cila është ndikuar nga rritja e çmimit të plehrave.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,52%, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2020 sipas INSTAT.

Impakt pozitiv ka dhënë: Ndërtimi me +1,82 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,03 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,73 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,27 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,15 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,01 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht ndikuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,29 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +1,36 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 0,02%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 16,12%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,95%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 5,42%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 1,68%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,00%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 4,06%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,02%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 5,27%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 11,66%.

Lajme të lidhura

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal
Breaking Views

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

20:03 - 07/10/26
Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi
Aktualitet

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

17:01 - 07/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Stoltenberg: Rreziku po shtohet, forcat ruset nuk po tërhiqen nga Ukraina

Stoltenberg: Rreziku po shtohet, forcat ruset nuk po tërhiqen nga Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com