GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Fushata pa zgjedhje!

16:16 - 18/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Fushata pa zgjedhje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arian Galdini

A nuk ju bën përshtypje se që prej ditës kur Edi Rama ka marrë kreun e PS-së, ai ka shpalosur zgjedhje pas zgjedhjesh një strategji diabolike të asgjësimit të zgjedhjeve????

Në vitin 2007, ai pothuajse i sabotoi, por arriti vetëm t’i vononte me shkak “certifikatat”. Në vitin 2008 bindi Sali Berishën e pas Gërdecit që së bashku t’i hidhnin në erë zgjedhjet me Kodin Elektoral e madje edhe me vetë ndryshimet kushtetuese.

Në vitin 2009, zgjedhjet përfunduan në panair votash e në thelb u kthyen në votime listash kryetarokratike. Në vitin 2013, Edi Rama, për të fituar pushtetin, bëri ‘Pakt me Djallin’ dhe mbaroi punë disa muaj para zgjedhjeve, ndërsa firmosi koalicionin matematik me Ilir Metën. E sikur mos t’i mjaftonte fitorja matematike në tavolinë, ai futi në listat e tij edhe gjithë llumin e shoqërisë, nga të fortët, cubat, horrat, tutorët e deri te “të përzgjedhurit” e grupeve kriminale dhe oligarkike.

Me Ilir Metën mori pushtetin, me pushtetin gërreu Ilir Metën. Në vitin 2015, hyri si i forti i sapokurorëzuar. Në vitin 2017, nuk ia mbajti të bënte zgjedhje, ndaj edhe çoi Ilir Metën në Presidencë e Lulzim Bashën nxori nga çadra e lirisë për t’i ofruar marrëveshjen e 17-18 majit… As në 2017 nuk bëri zgjedhje. I kreu zgjedhjet në tryezën e 17 majit… Më tej, në vitin 2019, ia doli me apo pa marrëveshje, ta përzërë opozitën nga zgjedhjet e gëlltiti krejt qyl 61 bashki, me vetëm 6% të qytetarëve pjesëmarrës në votime.

Në vitin 2021, nuk i duhej më Ilir Meta se kishte 61 bashki, e megjithatë, si urrejtar i zgjedhjeve, ai nuk mund të mos përdorte paktet me botën e krimit, oligarkët si edhe ushtrinë e patronazistëve (unë nuk i quaj ata patronazhistë, por patronazistë)… E ja ku jemi sot, ka vetëm pak ditë që ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Edi Rama e nis me mbjellje pemësh e madje thumbon Erion Veliajn duke i thënë se ai ka fat pasi atë e duan edhe kundërshtarët…

Në të vërtetë, Edi Rama e di shumë mirë se edhe ai vetë ka që në vitin 2013 që fiton pa zgjedhje, pa kundërshtarë dhe pa asnjë garë a përballje reale. Pikërisht ky është edhe thelbi i gjithçkaje, për të cilën po shkruaj këtë reflektim… Sipas meje, ne kemi filluar fushatën elektorale për 14 majin, por në fakt as kësaj radhe nuk ka zgjedhje… Edi Rama ka përballë një opozitë pa vulë, një opozitë me vulë dhe disa parti e kandidatë “rishtarë” që nuk janë as në gjendje e as në ngasje për ndonjë shkëndijëz gare.

Me opozitat me dhe pa vulë ka bërë Kodin Elektoral, me Kodin ka mbytur, vrarë e shkalafitur çdo alternativë, mundësi, parti të re apo kandidat të ri, me vulën kafshon e nervozon pavulsat, me pavulsat ua tredh vulën atyre me vendim Gjykate, e kështu vetë del me lopatë në dorë dhe e bën majin muaj dhjetori duke pyllëzuar çdo detaj elektoral. Shkurt e qartë, në 14 maj nuk ka zgjedhje, ka votime me “polici pyjore”…

Ndaj si kryetar i LRE Lëvizja e Re, pra, si Kryetar i një partie të re, të djathtë dhe opozitare, unë u bëj thirrje të gjitha partive, politikanëve, personaliteteve, flukseve të djathta dhe opozitare, që të nisim që sot të mendojmë për përtej 14 majit. Po nuk reflektuam e po nuk u ulëm së bashku të gjejmë zgjidhje vlerore e parimore, druaj se nëse votimet e 14 majit do t’i akaparojë “policia pyjore”, votimet e 2025 do t’i mbyllë ca muaj para kohe Dashëndyshja e Kadastrës… Prioriteti i prioriteteve për opozitën duhet të jetë rikthimi i zgjedhjeve… Po nuk rikthyem zgjedhjet, atëherë e kemi të kotë sepse votimet do nxjerrin gjithmonë fitues Edi Ramën…

Të rikthejmë zgjedhjet. Reforma Zgjedhore dhe rikthimi i zgjedhjeve janë e vetmja mundësi që në Shqipëri të vendosin shqiptarët për ndryshimin… Nëse ne si opozitë nuk do të rikthejmë zgjedhjet, më vjen keq, por nuk do të kemi absolutisht asnjë gjasë të dalim jashtë qosheve ku secili që lëviz nga kuadrati ynë të na duket si lojtar i Ramës… Pa zgjedhje ne më shumë do bëjmë “loja luftash” kundër njëri-tjetrit, sesa do të guxojmë shanset për fitore.

Etiketa: arian galdiniFushata pa zgjedhjeOpinionRama

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Kiarës i bie prova e vështirë me Kristin, ja si reagon

Kiarës i bie prova e vështirë me Kristin, ja si reagon

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com