GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fushatë pa zhurmë”, Rama shkel premtimin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fushatë pa zhurmë”, Rama shkel premtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shkurt, duhet të bëjmë një fushatë zgjedhore me shumë më pak ndotje akustike”. Ishte ky premtimi që kryeministri dhe njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama bëri përpara 61 kandidatëve në ceremoninë e zhvilluar në Sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës për 14 majin.

“Prandaj kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha, të skenave pompoze, të materialeve propagandistike. Të tjerët kanë arsyet e tyre të bërtasin, të venë kujën, të hidhen përpjetë. U hedhshin e mbetshin në ajër. Ne jo, ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale, për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë, me fytyrat edhe sloganet tona, dhe as për ndotje gjuhësore” – vijoi kreu i mazhorancës.

Por duket se këtë premtim ai e ka shkelur që në takimin e parë që zhvilloi me socialistët në zonën e Farkës së bashku me kryebashkiakun Veliaj. Në ritmet e këngës tallava që ka zgjedhur si himn të fushatës, Rama e Veliaj iu bashkuan turmës.

Në videon më poshtë mund të shihni se si zhurma ishte kryefjala. U tha se nuk do të kishte drita e ekrane, por edhe ato nuk mungonin. Nuk mungoi as fjala e Erion Veliajt dhe tallja e radhës e Ramës që ia preu fjalën në mes duke i marrë mikrofonin nga dora.

“Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?”

“T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar” – tha Veliaj në siklet.

“Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por pasi të ikni nga këtu dhe të dëgjoni fjalimin do shkoni në shtëpi dhe do thonëi: “Kemi pirë birrë, kemi ngrënë qofte…” – tha Rama duke ironizuar lajmet që do dalin pas takimit të Veliajt.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajFushate

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Manchester City shkatërron Bayernin

Manchester City shkatërron Bayernin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com