GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Fushë Kruja, Anteu i krimit dhe thembra e Akilit të policisë

13:50 - 09/07/23
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ngjarja e Fushë Krujës është spektakolare, sepse nis me publikimin e dhunës nga vetë agresorët dhe përfundon me shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Në mes këtyre esktremeve duhet kërkuar PSE-ja e guximit të agresorëve për të sfiduar në mënyrë spektakolare autoritetin e shtetit dhe frika e policisë për të vepruar ndaj dhunuesve të rendit.

Ku e gjejnë guximin një grup individësh që rrahin mizorisht qytetarët dhe të krenohen duke pubikuar videon?

Pse në pjesë të caktuara të territorit ligjin e kanë marrë në dorë “të fortët”?

Pse policia nuk veproi ndaj agresorëve? Pse nuk mori dëshmitë e viktimave ?

Politika dhe krimi funksionojnë sipas parimit të enëve komunikuese.

Krimi jo vetëm konkuron shtetin në aspektin e monopolit të forces, por ia ka konfiskuar atë.

Ndërsa policia dhe drejtësia shkelqejnë minimalisht me pasivitetin e tyre vetëdiskreditues dhe maksimalisht bëhen lolo në sytë e publikut.

Policia edhe njëherë tregoj se ka frikë të merret me individë që gëzojnë mbrotje politike. Jo pa shkak. Emiliano Nuhu dhe Dritan Zagani dikur oficerë policie sot janë  azilantë politik sepse dje guxuan të merren me bandillët  ndërkohë që përballë dhe publikisht u doli dora vetë Kryeministrin.

Jane lidhjet e politikës me botën e krimit që kanë kompromentuar konceptin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Veprimi me vonesë i policisë dëshmoi se policisë nuk i mungojnë kapacitetet dhe kopetencat, por ajo është e druajtur për të vepruar ndaj njerëzve problematikë me ligjin, për shkak se ata i sheh ose në shoqërinë e figurave të larta të politikës ose me imunitet politik.

Fushë Kruja dëshmon se koncepti: të gjithë janë të barabartë para ligjit” ka mbetur si premtim elektoral.

Nuk ka qenë reflektimi i policisë apo politikës, që çoi në efektin domino të dorëheqjeve dhe shkarkimeve.  Për ngarjen nuk reaguan institucionet dhe drejtësia.

Nëse video nuk do të ishte bërë publike asgjë nuk do të ndodhte. Rrahja do të ishte deputet. Shefi i policisë atje do të vijonte t’i bënte presion viktimave, gurorja do të ishte në punë me kapacitet të plotë dhe çuçi do të ishte ministër i Brendshëm. Në Parlament shumica do të betohej se ka 10 vjet që vendi ka shtet.

Ishte zemërimi i publikut ndaj kësaj sfide publike që bën agresorët,  katalizatori që çoi në dorëheqjen e deputetit, ndalimin e disa anëtarëve të bandës, shpalljen në kërkim të tjerëve, bllokimin e biznesit të gurores, shkrirjen e postës së policisë në vendngjarje  dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

Fushë Kruja tregoi se  për të patur drejtësi e ndëshkim ndaj padrejtësisë nuk mjaftojnë vetëm ligjet dhe institucionet, por duhet edhe angazhimi i të gjithë qytetarëve. Pa reagimin kolektiv  asgjë nuk do të ndodhte sepse institucionet janë inekzistente.

Fushë Kruja në menyrë të përsëritur tregoi se mungesa sado e vogël e shtetit te se drejtës, zaptohet me efikasitet nga dhuna dhe korrupsioni.

Policia ka humbur terren!

Policia nuk zotëron situatën operative!

Policia e ka shkelur betimin

Ndërsa kur receta e zgjidhjes së problemit mbetet e njejta, recetë që është dëshmuar sistematikisht që është e dështuar dhe pa rezultat, deshtimi dhe skandalet e radhës janë të garantuara.

Filozofia me doreheqje, shkarkime “en block” të efektivave, ndryshim thjesht emrash, operimi me skenar déjà vu krehje, postoblloqe, kontrolle banesash etj, nuk funsionon!

Problemi është sistemik, strukturor dhe i strukturuar. Lipset zgjidhje sistemike, strukturore dhe e strukturuar!

 

Etiketa: Akilifushe-krujaPolici

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Para
Vala e të nxehtit do të godasë Italinë të mërkurën

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, çfarë duhet të keni kujdes

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com