GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet pengesë për kuqezinjtë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush po i mban peng 10 talentet e futbollit? Shtetësia shqiptare bëhet pengesë për kuqezinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetë futbollistë të rinj, djem dhe vajza me origjinë shqiptare, janë aktualisht në pritje të përfundimit të procedurave për marrjen e shtetësisë shqiptare. Bëhet fjalë për talente që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë në të ardhmen, por procesi për pajisjen e tyre me shtetësi duket se ka hyrë në një ngërç. Burime konfidenciale pranë këtij procesi i kanë bërë të ditur Top Channel se kërkesat për këta futbollistë janë kthyer nga Institucioni i Presidentit të Republikës drejt Ministrisë së Brendshme.

Arsyeja e komunikuar lidhet me ndryshimet në ligjin për shtetësinë dhe nevojën për miratimin e akteve të reja nënligjore. Por pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje: Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë janë kthyer pas, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi shtetësinë shqiptare për futbollistin kosovar Albion Driton Rrahmani?

Rasti Albion Rrahmani

Me dekretin nr. 464, të datës 3 gusht 2026, Presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Albion Driton Rrahmanit, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, të ndryshuar. Rrahmani është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe nuk është kandidat për të përfaqësuar Shqipërinë. Sipas raportimeve mediatike, shtetësia shqiptare i nevojitet për arsye që lidhen me karrierën e tij profesionale në Itali. Pra, në vetvete, dhënia e shtetësisë për Rrahmanin nuk përbën një problem. Pikëpyetja që ngrihet është tjetër:

Nëse procedura ka mundur të përfundojë për Rrahmanin, çfarë e pengon procesin për dhjetë futbollistët që mund të veshin fanellën kuqezi? Dhe kjo nuk është thjesht një çështje administrative. Për një futbollist të ri, koha është thelbësore.

Grumbullimet e Kombëtareve të moshave, turnetë ndërkombëtarë, eliminatoret dhe kampionatet europiane zhvillohen në cikle të përcaktuara. Një vonesë në marrjen e dokumenteve mund t’i heqë një talenti mundësinë për t’u grumbulluar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion të caktuar.

Çfarë po i pengon procedurat?

Nëse kthimi i aplikimeve lidhet vërtet me ndryshimet në kuadrin ligjor, atëherë nevojitet një shpjegim i qartë: Cila është konkretisht pengesa ligjore? Pse procedurat për këta dhjetë futbollistë nuk mund të vijojnë aktualisht? Dhe mbi të gjitha: Pse në një rast tjetër, atë të Albion Rrahmanit, procedura ka përfunduar?

Janë këto pyetje që Top Channel i ka ngritur duke iu referuar edhe informacionit të marrë nga burime konfidenciale pranë procesit, ndërsa një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse do të ishte thelbësore për të sqaruar situatën. Në një kohë kur Shqipëria po investon gjithnjë e më shumë në identifikimin e talenteve të diasporës dhe afrimin e futbollistëve me origjinë shqiptare nga akademitë europiane, çdo pengesë administrative mund të ketë pasoja sportive.

Sepse këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një pasaportë. Bëhet fjalë për dhjetë futbollistë që mund të jenë e ardhmja e Kombëtares shqiptare. Dhe pyetja mbetet, kur do të përfundojë procesi i tyre dhe pse, nëse ligji është pengesa, një procedurë ka përfunduar ndërkohë që dhjetë të tjera presin?

Etiketa: Futbollpengtalente

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com