GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Fyeu shqiptarët”, Zhupa: Koha që institucionet t’u përgjigjen drejtuesit të koncesionit të Butrintit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fyeu shqiptarët”, Zhupa: Koha që institucionet t’u përgjigjen drejtuesit të koncesionit të Butrintit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i është rikthyer edhe njëherë fjalimit anti-shqiptar të Richard Hodges, drejtues i koncesionit të Butrintit. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se i ka dërguar një kërkesë zyrtare 3 institucioneve, të albanologjisë, historisë dhe arkeologjisë që t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të atilla të Richard Hodges që kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar.

Sipas saj, qëndrimet përbëjnë një skandal të rëndë që meriton një përgjigje të menjëhershme nga institucionet shqiptare, veçanërisht institutet me dije dhe ekspertizë të posaçme në fushën e historisë, arkeologjisë dhe trashëgimisë.

Zhupa, thekson se skandali është më i rëndë sidomos kur personi në fjalë paguhet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Koha të flisni zyrtarisht dhe publikisht për leksionet antishqiptare që Richard Hodges, drejtues i koncesionit të Butrintit, mban nëpër universitete dhe shkruan në “artikuj shkencor”.

Ju kam dërguar kërkesë zyrtare 3 institucioneve, të albanologjisë, së historisë dhe të arkeologjisë pasi që gjykoj se është e drejtë dhe detyrim i instituteve shkencore shqiptare që t’u japin një përgjigje zyrtare deklaratave të atilla të Richard Hodges që kërkojnë të mohojnë, fyejnë dhe injorojnë historinë, vlerat dhe trashëgiminë e popullit shqiptar.

Kjo edhe në respekt të punës profesionale të bërë nga historianët dhe arkeologët shqiptarë ndër vite, ku mund të përmendim disa prej akademikëve më të shquar, por pa nënvlerësuar rolin dhe kontributin e kujtdo tjetër, si Eqerem Çabej, Aleks Buda, Hasan Ceka, Selim Islami, Hena Spahiu, Neritan Ceka, Apollon Bace, Etleva Nallbani etj.

Qëndrimet anti-shqiptare dhe anti-kombëtare të mbajtura nga Richard Hodges janë mjaft shqetësuese, pasi ato vënë në dyshim prejardhjen e popullit tonë, ekzistencën e shtetit shqiptar, historinë dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Aq më tepër, këto deklarata të bëra nga një person, i ngarkuar dhe i paguar për detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, të mishëruar par excellence në Parkun Kombëtar të Butrintit, përbëjnë një skandal të rëndë që meriton një përgjigje të menjëhershme nga institucionet shqiptare, veçanërisht institutet me dije dhe ekspertizë të posaçme në fushën e historisë, arkeologjisë dhe trashëgimisë.

Në këtë kuadër, në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, kërkoj nga juaj mbajtjen e një qëndrimi zyrtar me shkrim lidhur me:
(I) bazueshmërinë shkencore të deklarimeve të Z. Hodges;
(II) përshtatshmërinë profesionale të këtij personi për mbajtjen e detyrës së anëtarit të Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit;
(III) rekomandimet tuaja lidhur me reagimin institucional që duhet të mbajë Ministria e Kulturës, Kuvendi i Shqipërisë etj. ndaj këtyre deklaratave.”-shkruan Zhupa.

 

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
U vra me thikë në gjoks dhe fyt nga burri, kjo është 41-vjeçarja shqiptare (Emri)

U vra me thikë në gjoks dhe fyt nga burri, kjo është 41-vjeçarja shqiptare (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com