GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fytyrë që s’skuqet”, Gjekmarkaj kundër Zhupës për debatin me Açkën

19:00 - 17/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Fytyrë që s’skuqet”, Gjekmarkaj kundër Zhupës për debatin me Açkën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Komisionin e Edukimit, mes deputetes Flutura Açka dhe deputetes Ina Zhupa.

Zhupa ka thënë se Açka po merrte anën e ministres Elva Margariti, duke e marrë në mbrojtje atë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Gjekmarkaj është shprehur se Zhupa me një lehtësi të papërballueshme akuzoi dhe fyeu deputeten Açka dhe deputetet e tjerë të PD-së nëpërmjet akuzash dhe aludimesh të padenja për gjoja bashkëpunim me PS-në.

Gjekmarkaj shton se Zhupa përsëriti disa herë togfjalëshin “jeni bashkë”, si të ishim në një kohë lufte klasash, ndërsa e quajti të gjithën një shfaqje populiste.

Ai vijoi më tej duke thënë se Zhupa me të njëjtin pasion sillej edhe kur mbronte interesat e partisë së komanduar nga Basha.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Per atë që ndodhi sot në Komisionin e Edukimit.

Së pari dua të them që është nder për Kuvendin e Shqiperisë të kesh një personalitet, një shkrimtare e mendimtare si Flutura Açka si anëtare të veten, se dyti per Komisionin e Edukimit ta ketë ketë kryetare dhe për Partinë Demokratike si deputete të veten.

Për çdo koleg kam patur e kam respekt  pertej çdo perkatesie partiake dhe jam munduar gjithmonë mos të shaj, fyej apo akuzoj për qejf të gojes sime dhe mendjes të tjetrit. Perleshem çdo ditë me politiken që mos të me ktheje në hienë e sherbetor.

Në shënjë të ketij  respekti po bëj një shenim per qendrimin e koleges Zhupa sot  në mbledhjen e Komisionit të Edukimit. Në gjykimin tim , befasuese per nga guximi.

Nuk e kam menduar se do vinte kjo dite.

Secili ka të drejten hyjnore e legale të ndjekë bindjet dhe deshirat e veta, të rrokë të miren, të drejten, grupin apo liderin qe do vetë.

Por liria për të bërë këtë nuk mund ta kthejë të ngjashmin në tabelë qitjeje të pafre në qellim  të një skeme politike e cila synon diskretitimin e tjetrit se ai nuk të bindet apo se perdor dot. Ketu nuk hyn Zhupa.

Sot kolegia sipas meje me një lehtësi të paperballueshme akuzoi dhe fyeu Flutura Açken dhe deputetet e tjere të PD-së nepemjet akuzash dhe aludimesh të padenja per gjoja bashkëpunim me PS-në. Togfjalëshi “jeni bashkë” perseritej  si leçitjet a perfoljet kunder armiqve të klases me kumbim autoparlanti.

Gjithesa u konsumua me një shfaqje populiste  duke vënë në perdorim edhe FB-në e saj ky për një çast pashë dhe veten.

Per momentin me topiti gjithë ky puritanizem, kjo force per t’ju versulur tjetrit qe deri dje mendoje njesoj.

Njeriu mund të ndryshojë bindje e qendrim po nuk mund ta fyesh tjetrin pse nuk i ka ndryshuar ato.

Me të njëjtin pasiona a zell , kolegia e nderuar sillej edhe kur mbronte interesat e partisë së komanduar nga Basha. Asokohe i duhej Luçiano Boçit të duronte dhe Luçiano pak me humor e pak me ironi e kalonte.

Thjesht e konstatoj lartesinë e pandryshuar të pasionit pa të drejten per ta gjykuar. Uroj shumë që në vetminë e saj kolegia e nderuar Zhupa ta kuptojë se ç’ka bërë e si është sjelle sot!

Në publik le të vazhdojë siç ajo beson se ështe gjeja e duhur, siç  ja lyp nevoja e qejfi. Por mbase një gjë i bën punë per ta ditur se ustai ka shtryllë shumë njerez si limonë e me pas i ka hedhur ndanë xhadesë.

Persa  me takon rast pas rasti do të marrë pergjigje nese e sotmja është strategji dhe perseritet me akuza apo shpifje të padenja. Gjithesa do të ndodhë pa e fyer dhe pa e akuzuar.

Historitë me shitje e blerje ngado që vinë  po i bejnë personat më të korruptuar në Shqiperi ata që i tremben kohes, Zotit dhe drejtesise shpirti i të cileve ka rënë ne leqe si laraska. As më impresionojnë as frikesojnë po keqardhje kam për ngjarje si kjo e sotmja. Laboratori i vjeter prodhon ënde me shumicë bojë per çdo fytyrë që nuk skuqet e zverdhet sipas hallit apo egos per karrierë.

Por jo mbi çdo fytyrë ajo ngjit. Mbi të Flutures jo e jo se para se të jete deputete është gjykuar me një veper objekt çmimesh nderimi kombetare e nderkombetare.

Etiketa: Agon GjekmarkajIna ZhupaPD

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
“O noku na mbytën”/ Berisha zbulon fjalët e fundit të Lear Kurtit: Ia morën shpirtin xhelatët

Vdekja e Lear Kurtit/ I riu u ndoq nga policia, më pas...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com