GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Gabimi fatal i përgjegjësit të stacionit solli tragjedinë në Greqi

11:22 - 01/03/23
në Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Gabimi fatal i përgjegjësit të stacionit solli tragjedinë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta greke, ‘Protothema’ publikon të tjera detaje rreth hetimit për aksidentin tragjik në Larisa të Greqisë, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar të paktën 38 viktima.

“Sipas informacioneve të fundit nga hetimet në vijim, aksidenti duket se ka ardhur si pasojë e një gabimi nga përgjegjësi i stacionit të Larisas. Ai e ka devijuar trenin e pasagjerëve në vijën e poshtme të trafikut, duke rezultuar në të njëjtën linjë me trenin e mallrave. Duhet theksuar se në të gjithë gjatësinë e saj, linja hekurudhore që lidh Athinën me Selanikun është e dyfishtë.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se urdhri fatal i stacionit të Larisës për trenin me numër 62 të pasagjerëve ka qenë ky: Kaloni në semaforin e kuq të daljes deri në hyrje të Neos Poros (stacioni tjetër pas atij të Larisës).

Shefi i stacionit, që është shoqëruar nga policia e Larisës, dyshohet se i ka thënë policisë se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.

Sipas burimeve kompetente, nëse përgjegjësi i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 kilometra larg nga stacioni hekurudhor i Larisës dhe pika e ndryshimit të shinave. Në çdo rast, prokuroria ka kërkuar dhe po pret transkriptin e një bisede të mundshme mes drejtuesit të stacionit dhe makinistëve.

Në lidhje me zërat se ai ishte pa përvojë, burimet kompetente thonë se ai është 56 vjeç, prej shumë vitesh punonjës i kompanisë dhe ka marrë detyrën pas një viti trajnimi dhe certifikimi së bashku me 100 kolegë të tij,” shkruan gazeta.

Kurse gazeta ‘Lefemerida’ shkruan se përgjegjësi i stacionit të Larisas është arrestuar. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

 

Etiketa: GreqiKryesore1tragjedi

Lajme të lidhura

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi
Aktualitet

28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

18:15 - 01/10/25
Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s
Rajoni

Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s

14:59 - 25/11/24
Para
FC Ballkani ka bërë “gangsterin” ndaj gjyqtarëve sipas FFK-së

FC Ballkani ka bërë “gangsterin” ndaj gjyqtarëve sipas FFK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com