GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Galeria Kombëtare e mbyllur prej 12 vjetësh, Edi Rama emëron drejtoreshë Adela Demetjan

në Breaking Views, Kulturë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Galeria Kombëtare e mbyllur prej 12 vjetësh, Edi Rama emëron drejtoreshë Adela Demetjan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh prej vitit 2013, Edi Rama e ka mbyllur Galerinë e Arteve dhe e ka zëvendësuar me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, ku filtrohet arti dhe artistët sipas shijeve politike të tij.

Gjithmonë para Galerisë së arteve të del pamja me skela që mbulojnë fasadën. Gjendja nën rikonstruksion është fatkeqësia që kryeministri i ka dërguar kësaj qendre historike të artit.

Në shtator të vitit 2018 Ministria e Kulturës hapi tenderin për projektin e restaurimit, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me fond limit 125 milionë lekë pa TVSH,  i cili u fitua nga studioja e arkitekturës ‘Atelier 4’.

Në prill të vitit 2021 hapet tenderi për rehabilitimin e Galerisë Kombëtare me fond limit 10.8 milion euro dhe fitohet nga këto kompani  ( 4-AM , K.A.E.XH  dhe IMAGE DEVELOPMENT),  me vlerë kontrate 10.2 milionë euro. Në datën 8 korrik të 2021 lidhet kontrata dhe i hapet rrugë nisjes së punimeve, ku u la një afat përfundimi prej 24 muajsh.

Pra, sipas kontratës në verën e vitit 2023, Galeria duhet të mirëpriste artdashësit.

Në realitet, punimet, jo vetëm që nuk janë përfunduar, por sot, gati një vit më pas, janë ende në fazën fillestare.

Sonte morëm vesh se Galeria ka edhe “drejtor”. Me një vendim të qeverisë është emëruar drejtore e GKA, zonja Adela Demetja.

Kush është drejtoresha e re?

Që nga viti 2010, ajo ka qenë drejtore artistike e Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor, e vendosur në Tiranë, Shqipëri. Më parë, ajo ka punuar si një menaxhere e prodhimit të artit.

Demetja ka mbaruar studimet me një Master në Studimet kuratore dhe kritike në Städelschule dhe Universitetin Goethe në Frankfurt, të dyja të vendosura në Frankfurt am Main, Gjermani.

Demetja është trajnuar edhe si një piktore dhe ka studiuar arteve e bukura në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe në Kolegjin e Dizajnit, me seli në Karlsruhe, në Gjermani.

Gijotina.com/

Etiketa: Adela DemetjaGaleria Kombëtare e Arteve

Lajme të lidhura

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26
Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit
Breaking Views

Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

23:19 - 04/09/26
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Para
Pallati i Kongreseve privatizohet, i merret Bashkisë i kalon Blendi Gonxhes për “Rivitalizim”

Pallati i Kongreseve privatizohet, i merret Bashkisë i kalon Blendi Gonxhes për "Rivitalizim"

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar
Aktualitet

“Mbërrita në SHBA”, Berisha publikon pamje nga aeroporti, pritet nga përfaqësues të komunitetit shqiptar

09:35 - 05/09/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në...

Lexo më shumë
Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor (Emri)

09:24 - 05/09/26
“Ishte tmerr, gjithçka ndodhi për 10 minuta” banorët e Himarës tregojnë momentet e frikshme: U përvëlua çdo gjë

“Ishte tmerr, gjithçka ndodhi për 10 minuta” banorët e Himarës tregojnë momentet e frikshme: U përvëlua çdo gjë

08:54 - 05/09/26
Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej (Emri)

Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej (Emri)

08:48 - 05/09/26
6-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Basha: Ditë e veçantë për kombin shqiptar

5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës, 4 vite më parë botës iu shtua edhe një shenjtore

08:23 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com