GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji nuk e fsheh ambicien për të qënë një prej rivalëve më potencial përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kryetar të PD-së, por thotë se fillimisht PD duhet të garantojë një proces të rregullt zgjedhor duke respektuar statutin.

“Nuk ka një datë për fushatën, nuk ka rregulla të përcaktuara për kandidatët. Pra kush janë votuesit së pari, a do të respektohet statuti së dyti? Janë të gjitha çështje që pasi të disktohen me të gjithë njerëzit e interesuar që PD të jetë fituese do të kem një komunikim. Po bëhet një masakër me farsa zgjedhore nëpër degët e PD, duke përjashtuar demorkatë nga kandidimi. Ne i kërkojmë qeverisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bëjmë shumë mirë pasi është e domosdoshme , por ndërkohë vet nuk mund të pranojmë të kemi farsa. Unë nuk mund ta pranoj këtë” ”, -është shprehur Salianji.

“Duhet një rregullim ligjor për të rregulluar mënyrën si funksionojnë partitë politike, duke krijuar një komision për mënyrën se si funksionojnë zgjedhjet brenda partiake. Dy kryetarët e partive kryesore politike në Shqipëri, kur vjen puna te kontrolli i partive politike, bëhen bashkë, ndryshon vetëm retorika pak”,- tha Salianji gjatë takimit.

Ai shtoi se “ka mungesë rregullash loje në partitë politike, qoftë PS, qoftë PD. Sistemi zgjedhor u përkeqësua me ndryshimet e fundit në vitin 2024, ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë dhe kryetarët e partive zgjedhin çdo përfaqësues

Frika se ish-deputeti e shumë rebelë të tjerë mund të mbeten jashtë partisë u artikulua edhe nën tryezën e organizuar nga vetë Salianji me intelektualë e mbështetës të tij një një tryezë që ai e quajti “Dialog qytetar për Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”.  E në rast se një skenar i tillë vihet në jetë apo zgjedhjet për kryetar nuk kryehen sipas statutit Berisha mund të përballet me një tjetër betejë ligjore në dyert e gjykatës.

““Unë jam për proces politik dhe jam duke diskutuar për politikën e jo që të dalë dikush me sëpatë dhe të eliminon. Unë jam në politikë për shkak të mbështetjes së demorkatëve dhe do mbroj interesat e tyre. Nuk përjashtoj asnjë mundësi nëse tentojnë të bëjnë procese që nuk do t’i shërbernin askujt dhe sidomos Partisë Demokratike që vjen me plagë të njëpasnjëshme në këtë aspekt”,- tha Salianji.

Një skenar i tillë nuk do të ishte i panjohur për Sali Berishën. PD është “stërvitur” tashmë nga beteja për “vulën” me Lulzim Bashën, proces që zgjati për më shumë se dy vite, dhe Berisha arriti ta shtinte sërish në dorë partinë edhe ligjërisht, duke përjashtuar Lulzim Bashën i cili asokohe mbështetej edhe nga një grup deputetësh.

Ish-deputeti vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme për goditjen e korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit politik dhe shtetëror në Shqipëri.

|SPAK-u ka hapur rrugën për një pjesëmarrje të re politike duke goditur rëndë korrupsionin. Duhet t’i jepet ajo që i takon si një pikënisje e rëndësishme për pavarësinë e institucioneve”,- tha Salianji.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha
Botë

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
Para
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se...

Lexo më shumë
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com